Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes. Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhen pielonefrite dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme. Mund të prekin çdo lloj moshe, kryesisht të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive. Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh. Shumica zgjedhin të trajtohen me antibiotikë. Ajo që nuk dini është se një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija. Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Living ju njeh me dy trajtime natyrale 100% efektive në trajtimin e këtij infeksioni:
1.Hudhër dhe mjaltë: Kombinimi i hudhrës me mjaltin përbën një prej antibiotikëve më të mirë natyralë që mund të parandalojë dhe frenojë përhapjen e infeksionit urinar falë përmbajtjes së tyre në antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore. Përbërësit: 1 kokërr hudhër dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Pasi të qëroni hudhrën, kalojeni në frulator dhe përziejeni me mjaltin. Mund ta konsumoni ashtu siç është ose ta bashkoni me një gjysmë gote ujë të vakët dhe të konsumoni nga një lugë esëll çdo mëngjes.

2.Lëng qepe: Komponimet e zolfatit që gjenden tek lëngu i qepës kanë veprim të fuqishëm antibakterial që arrin të pastrojë kanalet urinare dhe të mbajë nën kontroll infeksionet. Qepa ka po ashtu veti antiinflamatore dhe diuretike që reduktojnë ndjenjën e dhimbjes dhe djegies gjatë urinimit. Përbërësit: 1 qepë me madhësi mesatare, 2 lugë mjaltë natyral dhe 1 filxhan çaji ujë. Shtoni të gjithë përbërësit në frulatori dhe vazhdoni me përzierjen derisa të tretet qepa plotësisht. Ndani lëngun në tre porcione dhe konsumojeni para çdo vakti kryesor. Ky trajtim duhet provuar për 3 ose 4 ditë të njëpasnjëshme, por mund ta zgjasni dhe më shumë në rast se nuk keni rezultate të menjëhershme.

UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...