Për të gjithë ju që nuk e ndoqët, çfarë ndodhi mbrëmë në Ferma Vip3! Kush u shpall finalistja e parë
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...

Edhe pse ka më shumë se 20 vite në televizion, Eni Vasili është një nga ato gazetare që është treguar thuajse hermetike, kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Për të nuk dihet dhe nuk është shkruar asgjë, më saktë asgjë që nuk tejkalon kufirin e karrierës në media dhe si shkrimtare. Megjithatë ‘’Panorama Plus’' para disa muajsh arriti të fiksojë ndoshta të vetmet momente të Enit në krah të partnerit të saj prej shumë vitesh. Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër, por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

E ftuar ditën e djeshme në ''E diell", Eni Vasili e cila nuk ka folur kurrë për jetën private, u përgjigj se fustanin e bardhë do ta veshë, por jo para zgjedhjeve. Po të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për një fëmijë me partnerin e saj.
“Kemi zgjedhjet përpara”- i tha ajo Manushit, si për t`i shmangur në mënyrë diplomatike pyetjet. Mirëpo këmbëngulja e Ervinit dhe Manushit nuk mbeti me aq! Kureshtja këtë herë ishte për marrëdhënien mes çiftit, nëse Armandi, ishte posesiv ose jo ndaj Enit! ''Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë”, tha duke qeshur Vasili.
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...
Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet...
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...