Alarmi, Agjenda Kombëtare: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Por burrat që bëjnë punë fizike janë më pjellorë .
Sa më kërkuese fizikisht të jetë puna e një mashkulli, aq më të larta janë treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht numri i spermës, sipas gjetjeve të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit.
Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës.
Në këtë studim të veçantë, u analizua një kampion prej 377 burrash, ku së bashku me partneret e tyre kërkuan trajtim në qendrat e fertilitetit.
Bazuar në pyetësorët që u plotësuan nga burrat, u zbulua se ata që raportuan se ngrinin shpesh pesha ose lëviznin objekte të rënda në punë kishin 46% më shumë përqendrim të spermës dhe 44% më shumë spermë krahasuar me ata që bënin punë më pak të vështira fizike. Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, si dhe estrogjenit.
Studiuesit vërejnë se ndërsa një lidhje midis aktivitetit fizik dhe fertilitetit mund të jetë gjetur tek burrat që kërkojnë trajtime të fertilitetit, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse këto gjetje shtrihen në popullatën më të gjerë mashkullore.
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...