Familja / 12 March 2026, 12:46

"Bisedoni me bebin nga java e 13-të e shtatzënisë", gjinekologia Lindita Myzyri jep këshillën e vlefshme për të gjithë çiftet

"Bisedoni me bebin nga java e 13-të e shtatzënisë",

Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura për çiftet, sidomos kur vendosin në praktikë edhe këshilla nga ekspertë për ta bërë çdo moment edhe më kuptimplotë.

Në podkastin "Për Veten" me Santanën, e ftuara e radhës ishte mjekja gjinekologe Lindita Myzyri e cila ndër shumë këshillave të tjera për çdo grua dhe jo vetëm, foli për atë që çdo çift duhet të bëjë duke filluar nga java e 13-të e shtatzënisë. 

"Nga java e 13-të e në vazhdim  vendosni duart mbi barkun e mamit. Bisedoni me bebin tuaj, sepse është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës. Sigurisht që mes çifteve ka debate, ngritje zëri, por është e rëndësishme të flitet me bebin t'i thuhet se mami dhe babi jemi këtu me ty, të duam shumë, etj", u shpreh mjekja Myzyri. 


Video e plotë!