Kjo është arsyeja përse dobësohemi më shpesh gjatë verës dhe jo në stinët e tjera
Studimet tregojnë përse gjatë muajve të verës dobësohemi më shpejt se gjatë stinëve të tjera. Duket pikër...

Një bukë e butë nga brenda dhe krokante nga jashtë, e pasur me domate të vogla qershi, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe aromën e rigonit. Kjo fokaçe është ideale për mëngjes, drekë të lehtë ose si shoqëruese në tavolinë.
Përbërësit për brumin:
300 g miell tip “00”
200 g miell Manitoba (miell i fortë për brumëra)
300 ml ujë
25 g vaj ulliri ekstra i virgjër
10 g kripë
8 g mjaltë
5 g maja birre e thatë
Për sipër:
500 g domate qershi
40 g vaj ulliri ekstra i virgjër
Rigon sipas dëshirës
Kripë e trashë sipas shijes
Përgatitja
Fillimisht përgatitet brumi duke përzier miellrat me majanë. Shtohet gradualisht uji, më pas kripa dhe në fund vaji i ullirit, duke e punuar brumin derisa të bëhet elastik dhe i butë.
Brumi lihet të pushojë në një enë të mbuluar për rreth 2 orë, derisa të dyfishojë vëllimin.
Ndërkohë përgatiten domatet qershi: priten në gjysmë dhe u hiqet pak lëngu i tepërt, në mënyrë që fokaçia të mos laget gjatë pjekjes.
Pasi brumi të jetë fryrë, vendoset në një tavë të lyer me vaj dhe hapet me kujdes me duar. Sipër shpërndahen domatet qershi, pak vaj ulliri, kripa e trashë dhe rigoni.
Lihet të pushojë edhe 30 minuta, më pas piqet në furrë të parangrohur në 190°C për rreth 45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Për një bazë më krokante, vendoseni tavën në pjesën e poshtme të furrës gjatë pjekjes.
Nëse brumi tërhiqet dhe nuk hapet lehtë në tavë, lëreni të pushojë disa minuta dhe vazhdoni përsëri.
Është më e shijshme e sapopjekur, por mund të ruhet edhe për një ditë në një qese për bukë.
Studimet tregojnë përse gjatë muajve të verës dobësohemi më shpejt se gjatë stinëve të tjera. Duket pikër...
Viti 2026 po rezulton një vit i jashtëzakonshëm për kinemanë, me filma që kanë sjellë histori të forta, ide origji...
Një renditje e re globale ka zbuluar qytetet që dallohen për sigurinë, shërbimet shëndetësore, arsimin, infrastrukturën ...