Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...

Që në moshë farë të vogël, shefit të kuzhinës “Antico Arco”, në Romë, Fundim Gjipalit, i është besuar një prej restoranteve më të mira kryeqytetit Italian. Nuk është rastësi fakti që emri i tij tashmë gjendet në krah të emrave më të njohur të gastronomisë italiane. Para pak ditësh, Gjepali është vlerësuar më një çmim tjetër nga kritikët e kuzhinës Italiane. Në eventin e organizuar nga “Toruring Club Italiano”, Fundim Gjepali, është vlerësuar për pjatën e mishit që shërbeu në restorantin e tij “Antico Arco”, ndër më të njohurit dhe më të suksesshmit në Romë.
Sekretet e pjatës fituese; "pjata më e mirë e mishit"
Recetën, tashmë pjatë “Autori”, e kam shpikur para 2 vitesh dhe është mjaft e pëlqyer nga klientët e “Antico Arco” të Romës. Është ‘Tartari i viçit’ me foie gras të tymosura dhe me kërpudha të stinës. Është vlerësuar teknika dhe bashkimi i disa produkteve bashkë, siç janë mishi i viçit, foie gras, kërpudhat, kaperi, qepujka, speci djegës dhe veza. Bashkimi dhe delikatesa e pjatës është vlerësuar nga inspektorët e Guidës Touring Club Italiano ku kanë provuar restorantet me të rëndësishëm të gjithë Italisë dhe pjatat e tyre. Vlerësimi që i është bërë recetës time më përkëdhel shumë dhe më rrit përgjegjësinë para klientëve sepse çdo ditë e më shumë klientët nga mua duan pjata të reja te pa “kopjuara” por pjata autori. Dhe kjo është karakteristika ime që te unë nuk gjen pjata të kopjuara nga askush, por pjata të dala nga zemra ime.
Burimi: opinion.al
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...
Planet për pushime janë bërë, valixhja është pothuajse gati dhe mbetet vetëm të gjeni disa nga veshjet dhe aksesorë...
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...