News / 23 Shkurt 2018, 10:32

Gazetarja Ermira Çausholli rrëfen prapaskenat e historisë së saj të dashurisë ''Jam martuar mes breshërisë së plumbave"

miradhediti

Ndonëse kanë kaluar thuajse 6 vite nga prezantimi për herë të parë i ‘’Historie dashurie’’, programit që solli në ekranin e Vizion Plus historitë më të bukura të dashurisë të personazheve të njohur publikë, emri i Ermira Çaushollit vazhdon të jetë i lidhur fort me të. Por, ndryshe nga ç’mund të pritej gazetarja e njohur ka vendosur të rrëfejë historinë e saj të dashurisë dhe të prezantojë familjen në studion e koleges Magjistari. E ftuar ditën e djeshme tek Rudina, Ermira ka treguar gjithë peripecirat e njohjes me bashkëshortin dhe dasmën në një vit të vështirë siç ishte 1997-a.

miluks
‘’Unë dhe Arditi jemi njohur gjatë studimeve të larta. Ai ishte student në vitin e pestë të Fakultetit të Mjekësisë, kurse unë sapo kisha nisur studimet për gjuhë letërsi shqipe. Jemi njohur falë disa miqve të përbashkët dhe vendosëm të martoheshim më 27 mars 1997. Edhe pse jetonim bashkë dëshironim një dasmë tradicionale, kështu që atij i duhej të vinte të më merrte në shtëpinë e prindërve në Korçë. Në ditën tonë të dasmës filluan edhe trazirat të ashtuquajturës lufta civile e ’97-ës dhe lokali ku kishim planifikuar të bënim dasmën në Korçë u dogj dhe dasma nuk u bë. Unë vesha paliçetat dhe erdhëm në Tiranë dhe kemi bërë dasmën tek Hotel Dajti dhe nga 250 veta që ishin planifikuar në dasmë kan qenë vetëm 70 veta”, tregoi Çausholli. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.