Familja / 11 March 2014, 10:46

Horoskopi i Luleve-Demi

Në këtë artikull do ju njohim me horoskopin e luleve për shenjën e demit, gjatë ditëve në vazhdim do ju njohim me shenjat e tjera dhe shoqërizimin e secilës shenjë me lulet përkatëse.

Demi është tinzar, sensual dhe romantik, ka si simbol lulen e Orkidesë që përfaqëson bukurinë. Nga disa burime thuhet se shenjës së demit I janë asociuar edhe 3 lule të tjera, një për çdo dekadë. Në të parën gjejmë trëndafilin simbol i dashurisë perfekte. Në të dytën gjejmë gardenjan simbolizon dashurinë fatale. Në të tretën kemi jaseminin, delikatë e cila paraqet ëmbëlsinë e ndjenjave që kanë vetëm të lindurit në shenjën e demit.