Astroliving / 2 Tetor 2020, 15:19

Horoskopi mujor tetor: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi mujor tetor: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

Peshorja: Mund të jeni të suksesshëm në punën që bëni, por ka raste që keni dyshimet tuaja. Sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë u afrohemi edhe mundësive të reja. Nëse prej pak kohësh po punoni në një ambient të ri, ose me një projekt të ri, nuk mund të mos ndiheni si praktikant, por për pak javë, kjo përvojë do të jetë e artë. Të rinjtë që sapo kanë filluar punën nuk janë shumë të kënaqur. Ndonëse do të keni momente të forta përplasjeje me shefat dhe kolegët, duhet të vazhdoni para. Do të keni fitime pas datës 26.

Tetori është muaji i rimëkëmbjes edhe në planin sentimental, pavarësisht tensioneve dhe pakënaqësive të kohëve të fundit. Çiftet e forta rezistojnë. Prej kohësh keni probleme në familje, por tani do të kaloni në një fazë ku nuk do të përjetoni më presione të kota. Vazhdojnë debatet me fëmijët, sidomos ata që kanë sipërmarrje familjare dhe kërkojnë më shumë bashkëpunimin e tyre. Favorizohen çiftet që duan të bëjnë një fëmijë. E meritoni këtë fazë qetësie, pas vështirësive që keni kaluar. Fundi i muajit është më i mirë për ata që kërkojnë një pasion të ri, sidomos pas datës 28.

Do të keni një rimëkëmbje të dukshme psikofizike, sidomos falë ndikimit të yjeve, që do të jetë edhe më i madh pas datës 22. Periudha nga data 8 deri më datë 17 do të jetë e rëndë, pasi do të kaloni një siklet. 

Akrepi: Është muaj shumë i rëndësishëm për ata që duan të bëjnë një zgjedhje drastike. Duhet të vendosni, të bëni një kërkesë, o tani, o kurrë, sepse nga nëntori nuk do të keni më një situatë kaq favorizuese. Kuptohet që disa propozime duhen pranuar tani. Nëse jeni ngritur në detyrë, shfrytëzoni mundësinë për të bërë një kërkesë tjetër, një propozim. Ju pret një periudhë e ngarkuar me punë. Fatmirësisht, keni një vullnet të jashtëzakonshëm për projekte të reja. Nga data 22-30 do të favorizoheni nga ndikimi i Diellit në shenjën tuaj. Bëni kujdes me paratë.

Edhe dashuria rindizet, madje do të keni mundësinë të bëni njohje të veçanta. Mërkuri do t'ju befasojë në dy fundjavat e para të muajit, në datat 9, 11, 16 dhe 18. Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të fortë ose një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë pasur probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra. Ata që mbajnë fëmijë duhet të diskutojnë për shpenzimet e tyre. Të ndarët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët pas muajsh lufte.

Tetori është muaji i mundësive të arta! Do të jeni më të fortë, sidomos më datë 22, kur do të keni shumë energji. Nëse prej kohësh përballeni me një problem, mundohuni të konsultoheni me një ekspert. Datat 26 dhe 27 janë data shumë të rëndësishme për shenjën tuaj.