"Teoria e të brendshmeve të gjyshes", që e mbajti çiftin lumturisht të martuar prej dekadash
Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...

Ëmbëlsira e sotme është një nga pjatat më të njohura dhe tradicionale të kuzhinës gjirokastrite, të cilën e ka përgatitur me shumë dashuri Mirela Andoni. Në qoftë se nuk ju thotë gjë emri ''hoshaf me fiq të thatë, nuk keni pse ndiheni ''në faj" sepse pasi ta provoni një herë, nuk do e ndani më nga tryeza.
Hoshafi bëhet vetëm me qumësht deleje, fiq të thatë dhe sheqer. Për ta zbukuruar kam përdorur petale trëndafili, sheqer të aromatizuar dhe lëkurë limoni. Në Gjirokastër e shërbejnë me kanellë dhe karafil pluhur.
PËRGATITJA: 1,5 kg qumësht deleje e ziejmë dhe e ftohim pak, shtojmë 300 g fiq të thatë të bluar dhe 4 lugë sheqer. E përziejmë mirë derisa të tretet sheqeri dhe më pas e vendosim në tasa. Mbushim një tepsi të thellë me ujë, gati 3 cm. Vendosim tasat dhe e i pjekim në banjomari për 1 orë me 120 gradë. Ju bëftë mirë!
Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...
Një substancë natyrale që gjendet te rukola mund të ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë metabolizmin, të...
Kur temperaturat jashtë arrijnë 35–40°C, shumë njerëz mbyllin grilat gjatë gjithë ditës duke menduar se kësht...