Për të gjithë ju që nuk e ndoqët, çfarë ndodhi mbrëmë në Ferma Vip3! Kush u shpall finalistja e parë
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...

Mund të ishte zonja e luleve, e librave, e kuzhinës ose e stilit! E njohur për publikun e gjerë si artiste që mund të krijojë atmosphere vetëm përmes tingujsh e këngësh, imazhi i festivaleve të këngës në RTSH, Irma Libohova, shpërfaq një personazh tjetër kur e sheh mes pasioneve të saj...
Bukuri dhe aromë
Sapo hap portën e shtëpisë së saj, mirëseardhjen ta uron një oborr i madh, i stolisur me lule të shumëllojshme, plot ngjyra e hare. Vila trekatëshe stoliset me trëndafila, zambakë, karafila e shumë të tjera nga kultura e vende të ndryshme, që zënë vend krah njëra–tjetrës duke pranëvënë aroma e origjina të shekujve të ndryshëm. Lulet janë ndër pasionet më të mëdha të Irma Libohovës. Ajo I kushton mjaft kohë kujdesit për to dhe kjo dashuri e saj është “mbjellë” në të gjithë familjen dhe është rritur bashkë me bimët. Kopshti i saj do të ishte vendi ideal për të shkrepur fotografi ose për çajin e pasdites a kafen e mëngjesit, si në një oazë paqeje. Sot, kur një minikopsht botanik ka marrë jetë, Irma dëshiron të saktësojë se një vëmendje të veçantë luleve ia kushton edhe motra e saj e vogël, Eranda, e cila banon në katin e parë të vilës bashkë me nënën e këngëtareve dhe, për pasojë, është e para që takon sapo futesh brenda. Në katin e dytë, jeton çifti Irma-Besnik dhe në të tretin djali i saj me partneren, së cilës Irma i jep meritat për rimodelimin e sallonit të saj dhe këndit të ndenjjes.
Veshje dhe stil
Rimodelimi i rrobave të vjetra ose rikthimi në kohë, duke i kombinuar ndryshe, është një tjetër pikë e fortë e saj, nga e cila këngëtarja nuk heq dorë kurrë. Koleksionet e Irmës janë unike dhe përçojnë shijet vetjake. “Veshja është një nga pasionet e mia. Më pëlqen të sajoj brenda stilit tim, pa i kaluar kufijtë. Rikthej rroba të vjetra e, kur shoh se ka disa që nuk mund të kthehen më ose që stili i tyre nuk më shkon më, nuk i hedh, por i mbaj në dollap. Ndoshta një ditë mund t’i rishikoj, t’i ripërdor ose t’i shes në ankand,” - shton duke qeshur. Me gjithë fiksimin që ka për veshjet, për fat të keq ajo rrëfen se nuk i ka ruajtur fustanet e daljeve skenike në festivalet e RT SH-së. “Jam ndërgjegjësuar vonë që fustanet që kam veshur në skenë, mund t’i kisha ruajtur,” - kujton Irma, ndërsa ndan me ne edhe kujtime të “dhimbshme”. “Ishin kohë kur pjesën më të madhe të fustaneve që këngëtaret vishnin kur dilnin në skenë, i merrnin borxh mes kolegeve e mikeshave, kohë kur nuk kishe ku të blije e shumëçka nuk lejohej. Tani, kam mundësi t’i blej dhe t’i ruaj, por dikur nuk ishte kështu,” - thekson ajo, ndërsa vëren se ka ruajtur shumë pak. “Edhe tani ruaj pak: disa I kam falur, disa i kam mbajtur.”
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...
Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet...
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...