Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...

Cikli menstrual është një funksion i domosdoshëm dhe normal në trupin e një femre. Femrat duhet të dinë gjithçka për periodat e tyre sepse ato mund të tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore.
Ngjyra dhe rrjedhja: sipas doktoreshë Alisa Vitti, ngjyra e periodave lidhet ngushtë me shëndetin hormonal. Kështu që kur periodat kanë ngjyrë shumë të errët (të ngjashme me ngjyrën e boronicës) tregon për nivele të larta të estrogjenit në trup. Kjo gjë mund të shkaktojë rrjedhje më të shpeshta dhe cikël menstrual në formë pllakëzash gjaku.
Kur periodat kanë ngjyrë më të lehtë (të ngjashme me ngjyrën e luleshtrydhes) tregojnë se keni nivele të ulëta të estrogjenit në trup. Në këto raste, periudha e rrjedhjes mund të jetë e fragmentuar dhe cikli menstrual është më i hollë se zakonisht.
Sipas dr Vitti “ngjyra e përsosur” e mensturacioneve duhet të jetë diçka e mesme, as shumë e fortë as shumë e lehtë. Kurse përsa i përket dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, termi i saktë është Dysmenonrrhea dhe është një faktor që prek shumicën e grave. Dhimbjet gjatë ciklit menstrual janë shenjë e endometriozës, gjendje e cila shkaktohet nga rritja e rrjedhjes së menstruacioneve nga mitra. Në rast se dhimbjet janë të padurueshme dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...
Planet për pushime janë bërë, valixhja është pothuajse gati dhe mbetet vetëm të gjeni disa nga veshjet dhe aksesorë...
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...