Familja / 7 November 2013, 14:58

Kujdesi për kuajt

Kuajt kërkojnë kujdesin e tyre si çdo kafshe tjetër, që të rriten të shëndetshëm.

Ujë të pastër; Kuajt kanë nevojë për shumë ujë të pastër dhe të freskët. Vetëm ata duhen të kenë mundësi për të pirë ujë nga vaska e tyre, nëse një kafshë tjetër do të pinte ujë nga ena e tyre ata nuk do ta përdornin më. Ena e ujit duhet larë dhe shpëlarë çdo ditë me sodë, sidomos gjatë verës.

Ushqimi; Kuajt duhen ushqyer me bar të thatë, jonxhë, ose përzierje të tyre. Ushqimi i tyre duhet të jetë shumë i pastër, pasi jo vetëm që kuajt e refuzojnë atë, por një ushqim jo i mirë krijon problem frymëmarrje për ta. Drithërat, tërshëra etj. duhet të jenë të pranishme çdo ditë 2 orë. Gjithashtu as kripërat nuk duhen të mungojnë në dietën e tij ushqimore.

Stalla; Vendi i fjetjes së kuajve duhet të mbahet shumë pastër, të jetë me kashtë dhe ashkla druri (jo të arrës, pasi është toksike për kuajt). Vendi i tyre nuk duhet të përmbajë amoniak pasi është i dëmshëm për mushkëritë e tyre. Në një stallë nuk duhet të jenë më shumë se 5 kuaj.

Kujdesi mjekësor; Kuajt duhet të kontrollohen tek veterineri për parazitët në mënyrë periodike. Gjithashtu ata vaksinohen kundër gripit, tetanozit. Vaksinimi varet sipas vendndodhjes gjeografike, nivelit të aktivitetit, udhëtimit etj. Megjithatë kuajt, të paktën çdo ditë duhet të dalin në ajër të pastër dhe të bëjnë ushtrime çdo 1 orë.