Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Kjo recetë u përgatit nga Delicious.al
Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni kur të lexoni recetën më poshtë, sepse krijojnë një salcë fantastike që u jep tepër shije brinjëve të derrit. Nëse nuk e konsumoni mishin e derrit, gjithnjë mund të zgjidhni mish tjetër, apo në fund të fundit të eksperimentoni edhe me mishin e pulës. Nuk është aspak një recetë e vështirë, sepse punën më të madhe e bën përzierja e erëzave dhe salcave.
Përbërësit (për 4-6 persona): 2.5 kg brinjë derri, 1 lugë rozmarinë e freskët e grirë e hollë, 1 lugë rigon i freskët, i grirë, gjysmë luge trumzë e freskët, e grirë, kripë e piper, 100 ml uthull e bardhë, gjysmë filxhani mjaltë dhe 250 ml salcë ketchup.
Përgatitja: Lani brinjët në ujë të rrjedhshëm e të ftohtë dhe thajini me letër kuzhine. Hidhuni rozmarinë, rigon, trumëz, kripë e piper, lyejini mirë dhe spërkatini me uthull. Vërini brinjët në një tavë për furrë dhe piqini me 160 gradë për rreth 1 orë e gjysmë, derisa mishi të zbutet. Shkrini mjaltin në zjarr të ulët dhe shtoni salcën ketchup. Përziejini mirë derisa të merret salcë e njëtrajtshme. Lyeni me këtë salcë brinjët mirë. Futini brinjët në furrë për rreth 10 minuta të tjera, duke i ruajtur.
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...