Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 300 g mish viçi, i prerë në kubikë, 1 qepë mesatare, 1 thelb hudhër, 1 spec i kuq dhe 1 jeshil, 1 kërcell selino (10 cm), 2 domate mesatare, 3 lugë gjelle miell misri, 2 lugë gjelle gjizë, 80 ml vaj ulliri
1/3 lugë kafeje kanellë, 1/3 lugë kafeje qimnon, kërri - karafil, spec i kuq djegës, arrëmyshk dhe kardamom.
PËRGATITJA: Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri hedhim qepën e prerë në kubikë dhe e kaurdisim. Pasi të tretet, shtojmë specat e prerë në kubikë, selinonë dhe pak hudhër (sipas dëshirës). Pasi përbërësit të skuqen, shtojmë domatet e prera në kubikë dhe kur këto të jenë tretur disi, shtojmë pak buljon perimesh, ose lëng mishi, dhe i ziemë për gati 15-20 minuta. Në një tigan tjetër me vaj hedhim mishin, të prerë në kubikë, dhe pak rozmarinë, dhe i kaurdisim. Pasi të skuqet paksa, shtojmë miellin e misrit, derisa të zverdhet, buljon të nxehtë dhe e trazojmë me lugë druri, që të mos krijohen kokrriza. I lëmë të ziejnë për thuajse 20 minuta dhe, nëse masa trashet, shtojmë sërish buljon. Pas kësaj kohe, përbërësit e të dy tiganëve i bashkojmë në një tenxhere dhe i lëmë të ziejnë edhe 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë gjizë dhe erëzat e përziera. E vendosim sërish tenxheren në zjarr për rreth 5-6 minuta dhe në fund e shërbejmë të nxehtë.
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...