Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...

Recetat të ndryshme me kungull nuk kanë fund, por kjo e sotmja do t'ju pëlqejë dhe do t'ju sjellë shijen e duarave të arta të gjyshes.Zakonisht ato e përgatitnin të zier me sheqer apo të pjekur me sheqer në furrë, por versioni pak më i modernizuar e recetës mëposhtme është akoma dhe më i shijshëm.
Përbërësit: kungull dimëror, sheqer kaf, kanellë, arra dhe mjaltë.
Përgatitja:
Kungullin e lajmë mirë nga jashtë dhe e presim në feta as shumë të holla, por as shumë të gjëra,. I heqim farat në mes, por pa i qëruar lëkurën dhe dhe e ziejmë në avull për 20-25 minuta. Më pas i vendosim në një tavë me letër pjekje dhe i spërkasim sipër me sheqer të kaftë, kanellë dhe i pjekim në 250 C për 10-15 minuta. Më pas i heqim nga furra dhe i shërbejmë nëpër pjata duke i spërkatur nga sipër me mjaltë dhe arra. Kjo lloj “ëmbëlsire” serviret e ngrohtë dhe hahet me lugë derisa mbet vetëm lëkura. Ju bëftë mirë!
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...