Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Përbërësit për 3-4 persona: 500 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 4-5 thelpinj hudhra, 1 vezë, gjysmë filxhan çaji me arra të shtypura, majdanoz, dy lugë gjelle miell, gjysmë filxhan çaji me verë të bardhë, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përgatitja : Përgatitet masa e qofteve si zakonisht, por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, kripa dhe piperi. Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion. Secilës prej copëzave u jepet një formë sferike e cila nuk duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë. Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në tigan hedhim miellin dhe e kaurdisim derisa të zverdhet. Në këtë moment hedhim verën, lengun e mishit ose ujë, dhe sapo të nisë të marrë një valë e hedhim në një tavë, në të cilën më parë kemi vendosur qoftet. Pasi qoftet të marrin një valë me salcën shtohen arrat e shtypura mirë dhe të holluara me pak lëng. Tava vendoset në zjarr ose në furrë të parangrohur edhe për 10-15 minuta të tjera. Shërbehet e ngrohtë e ndarë në pjatanca dhe me pak majdanoz të grirë hollë sipër.
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...