Kuzhina / 9 March 2026, 17:30

Spageti kremoze me sallam pikant, darka e shpejtë në vetëm 20 minuta

Spageti kremoze me sallam pikant, darka e shpejtë në vetëm 20

Receta e pastave mbetet një nga më të dashurat, por kjo që do ju tregojmë sot me sallamin pikant (sipas preferencës) është një pjatë shumë e thjeshtë, por me shije të fortë dhe perfekte për një darkë të shpejtë.

Përbërësit
Spageti
Sallam pikant ose salsiçe
Krem gatimi
Djathë i grirë
Hudhër
Erëza pikante

Përgatitja
Spagetit zihen normalisht, ndërsa në një tigan skuqet sallami me hudhër dhe erëza. Më pas shtohet kremi dhe djathi derisa të krijohet një salcë e trashë. Në fund përzihen me makaronat dhe shërbehen të ngrohta.