Familja / 29 Prill 2013, 18:20

Letrat murale për dekorimin e ambienteve të shtëpisë

Letrat murale që përdoren për të dekoruar një dhomë gjumi duhet të jenë relaksuese në cilësitë që ato tregojnë, sepse dhoma është në thelb një vend i relaksimit.

Dhoma duhet të duket e kthjellët dhe e të ofrojë një atmosferë të gëzuar. Letrat murale janë tani një element shumë i popullarizuar për dekorimin e ambienteve të shtëpisë në raport me pikturat. Ato janë shumë më të lira se sa pikturat dhe janë gjithashtu shumë më të lehta për t’u ruajtur. Nëse ju doni të dekoroni muret e dhomës së gjumit, ka disa ide interesante që ju mund të merrni në konsideratë.

  • Ju mund të vendosni letra murale që përmbajnë motive gjeometrike në dhomën e gjumit. Ato kanë një vlerë të lartë estetike.
  • Nëse ju vendosni letër-muri në dhomën e gjumit të një vajze të vogël, ju duhet të zgjidhni fotografi me kukulla, lule dhe kafshë. Vajzat janë shumë të ndjeshme ndaj gjërave të bukura.
  • Kur ju vendosni të dekoroni dhomën e një djali me letër murale ju mund të zgjidhni ato që kanë konceptin e makinave, teknologjisë, apo sporteve të ndryshme.
  • Kur ju vendosni të dekoroni dhomën e ndenjes, atëherë zgjidhni disa dizajne dhe imazhe të formave të artit bashkëkohor.