Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqendroheni te kjo perime
Pas moshës 50-vjeçare, organizmi fillon të përjetojë ndryshime natyrale: metabolizmi ngadalësohet, enët e gjakut humbasin ...

Veza është produkti që nuk mungon kurrë në tryezën tonë. E përdorim kudo : në ëmbëlsira, gjellëra, ua rekomandojmë fëmijëve të vegjël, e përdorim në maska bukurie etj. Lëvozhga e saj është po ashtu shumë përdorimëshe sikurse dhe vetë veza. Shumë njerëz mendojnë që lëvozhga e vezës është thjesht një mbeturinë që duhet hedhur pas përdorimt. Nuk është aspak e vërtetë. Lëvozhga e vezës përbëhet nga karbonat kalciumi që është edhe burimi kryesor i disa anti-acideve. Çdo lëvozhgë veze përmban 750-800 mg kalcium, si dhe disa pore që lejojnë pasurimin me oksigjen dhe lëshojnë anhidrid karbonik .
Prandaj përpara se t’i flakni lëvozhgat në mbeturina, hidhuni një sy këshillave tona :
Përmirëson shijen e kafesë : Tingëllon si një kombinim i çuditshëm, por në të vërtetë është një zgjedhje shumë e mirë për të zbutur shijen e hidhur të kafesë. Lajeni lëvozhgën përpara përdorimit, zijeni bashkë me kafenë dhe më pas filtrojeni.
Forcon thonjtë : Nëse keni problem me thonjtë e dobët ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë. Merrni disa lëvozhga dhe shtypini derisa të bëhen pluhur. Pluhurin bashkojeni me manikyrin dhe përdoreni kur keni nevojë. Thonjtë tuaj do të jenë më të fortë.
Zhduk shenjat e lodhjes së syve: Merrni disa lëvozhga veze dhe kalojini në blender. Pluhurin e grimcuar vendoseni në vasketat e akullit dhe vendosini për disa orë në frigorifer. Përdorini kubat e akullit tek sytë dhe shplodhuni.
Zbardhues për rrobat: Mjaft humbët para duke blerë produkte larëse të shtrenjta. Ndonjëherë zgjidhja është përpara syve tanë. Grimconi lëvozhgat e vezës dhe bashkojini me dy lugë sodë buke. Kjo përzierje mund të zëvendësojë fare mirë detergjentin e rrobave.
Trajton irritimet e lëkurës: Bashkoni një lëvozhgë veze me tri lugë gjelle uthull molle dhe lëreni të pushojë për 5 ditë. Më pas me një tampon pambuku lyeni zonat e dëmtuara. Rezultatet do të jenë të menjëhershme.
Maskë rigjeneruese për fytyrën : Përzieni pluhurin e lëvozhgës së vezës me një të kuqe veze dhe një lugë mjaltë. Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Sapo keni krijuar një maskë të shëndetshme dhe tonifkuese për fytyrën.
Ushqen bimët: Përveç ujitjes apo plehut organik, erëzat apo bimët tuaja kanë nevojë edhe për stimules të tjerë. Mos i hidhni më në mbeturina, lëvozhgat e vezëve, por groposini në vazot dhe kopështin tuaj. Ato do ushqejnë dheun me kalcium.
Ju mund të krijoni edhe mbajtëse qirinjsh (shandanë) apo vazo të vogla duke përdorur lëvozhgat e vezëve. Mjafton t’i hapni me kujdes në pjesën e sipërme e më pas përdorini sipas dëshirës.
Pas moshës 50-vjeçare, organizmi fillon të përjetojë ndryshime natyrale: metabolizmi ngadalësohet, enët e gjakut humbasin ...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...