Si t'i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht në shtëpi
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...

Dashuria mund të lindë kudo: në shkollë, në punë, në skajin më të largët të botës, ose në vendin më të paimagjinueshën si p.sh në një konkurs muzike. Ky është rasti i Venera Lumanit dhe Lind Islamit, dy prej konkurrentëve më të dashur të ''The Voice of Albania". Një vit më parë këngëtarët Venera Lumani dhe Lind Islami, u fejuan gjatë një udhëtimi në Spanjë, megjithatë fejesës duket se nuk po i kushtohet më rëndësi dhe pyetja më e madhe është “Kur do të martohen?”.
Teksa ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Lindi dhe Venera na treguan se përveç talentit, ata kanë plot energji dhe mbi të gjitha dashuri mes tyre. Gjatë lojës së parë Venera u pyet se kur do kemi dasëm, mirëpo surprizë ishte pyetja që Lindi kishte në letrën e tij të shkruar. Bëhej fjalë për një propozim live të cilin ai e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lindi improvizoi në studio një propozim martese tejet romantik, duke marrë më pas duartrokitjet e të gjithë publikut në studio. Në lojën e fundit, Venera foli edhe për dëshirën për t’u bërë nënë: “Në fillim dasmën e më pas, dashtë Zoti të bëhem mami”- tha ajo tek “Ndaje ose haje”. Ne mezi presim lajmin e bukur nga çifti!
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...
Sa herë e keni gjetur veten duke kërkuar një snack të shpejtë për të shuar urinë mes vakteve? Shkopinjtë proteinik&...
Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore The Lancet ka treguar se vaksina kundër virusit HPV ka sjellë rezultate historike n&e...