Njihuni me risinë e Whatsapp që po surprizon përdoruesit
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat...

Fotografia Armand Habazaj
Fundjava kërkon gjithmonë aromë deti. Edhe nëse nuk keni ndërmend të bëni peshk, përgatisni ca makarona të thjeshta me karkaleca. Këta të fundit mund t’i zëvendësoni edhe me kallamar ose oktapod, sipas dëshirës.
Përbërësit për 2 persona:
200 gr makarona linguini
8-10 domate qershi
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Pak verë të bardhë
Kripë, piper të bluar në moment
Majdanoz të freskët
Pak spec djegës të freskët
10-12 karkaleca
Përgatitja:
Vendosim për të zier makaronat dhe paralelisht përgatisim salcën. Në një tigan të madh me vaj ulliri hedhim dy thelpinjt e hudhrave dhe pak spec djegës të bluar (me dëshirë). Hedhim karkalecat dhe i shuajmë me pak verë të bardhë. Shtojmë domatet e prera përgjysmë dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Hedhim fare pak nga uji i makaronave në tigan dhe më pas kullojmë makaronat. I përziejmë këto të fundit me salcën, në tigan, dhe hedhim në fund pak majdanoz të freskët.
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat...
Kjo recetë u përgatit nga Neps.al Peshku kocë është fantastik për një supë, pasi ka shumë tul dhe na jep në fu...
Në ditët e nxehta të verës është shumë e zakonshme që këmbët, kyçet dhe shputat të fryhen. Tempera...