Me krenari, ju prezantojmë "Marina Orikum"/ Porta e re e luksit dhe turizmit detar në Mesdhe
Në një nga pozicionet më strategjike të rivierës shqiptare, aty ku Adriatiku takohet me Jonin dhe peizazhi mbresëlën...

PËRBËRËSIT: 300-350 g makarona (penne në këtë rast), 500 g domate qershi, 2 thelpinj hudhra, 4-5 gjethe borziloku, piper i zi, djathë i grirë Parmigiano, vaj ulliri dhe kripë.
PËRGATITJA: Në fillim lajmë mirë domatet, i ndajmë përgjysmë dhe i lëmë mënjanë. Në zjarr vendosim një tigan me vaj ulliri e hudhrat, shtojmë domatet qershi dhe i kaurdisim për disa minuta në zjarr mesatar. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë e kripë. Ndërkohë kur domatet të kenë lëshuar lëngun e tyre, shtojmë borzilokun, i lëmë dhe për 5-6 minuta derisa të trashet pak lëngu, rregullojmë me kripë e piper dhe e fikim zjarrin. Kur uji të ketë marrë valë hedhim makaronat dhe i ziejmë sipas minutazhit që kanë në paketim. Shtojmë pak nga lëngu i tyre te domatet, pak piper e djath të grirë , përziejmë mirë për 2-3 minuta në zjarr të ulët sa të bashkohen aromat. Ju bëftë mirë!
Në një nga pozicionet më strategjike të rivierës shqiptare, aty ku Adriatiku takohet me Jonin dhe peizazhi mbresëlën...
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për organizmin, i përfshirë në qindra procese biologjik...
Botox është kthyer prej vitesh në një nga ndërhyrjet estetike më të zakonshme në botë. Për shumë njer&eum...