Mirëqenie / 7 October 2014, 09:55

Maskë me banane dhe mjaltë

Maskë për rigjallërimin e fytyrës suaj.

Bananja është e pasur me vitamainën A e cila është e nevojshme për të mbajtur balancimin e ujit në lëkurën tuaj, ndërsa mjalti është i pasur me antioksidantë dhe ndikon në elasticitetin e lëkurës.

Për përgatitjen e maskës përziejmë ½ e bananes me 2 lugë mjaltë, duke formuar një masë kremoze. Kjo përzierje siguron një ndriçim dhe rifreskim të fytyrës suaj e cila vihet re që në çastët e para të heqjes së maskës.