Çfarë pritet të ndodh sonte në Gjysmëfinalen e Madhe të Ferma VIP3
Gara për finalen është në kulmin e saj! Teksa pritet të shpallet finalisti i dytë, kush do të jetë zgjedhja e publikut ...

Një fytyrë e shëndetshme, pa qeska poshtë syve dhe mbi të gjitha pa rrudha është ajo që do të donte çdo femër pas moshës 40 vjeçare. Por, si çdo gjë tjetër fytyra duhet t'i nënshtrohet proceseve natyrale të plakejes. Rrudhat janë një ndër shenjat e para që vihen re në fytyrë pasi fytyra humbet aftësinë e saj elastike, ndërkohë që indet lidhore nuk furnizohen më me oksigjen të mjaftueshëm dhe kolagjen. Maska me kafe dhe avokado është ajo për të cilën keni nevojë. Kjo maskë do t'i japë freski dhe gjallëri fytyrës suaj dhe do të zbehë shenjat e viteve.
Përbërësit që ju duhen:
1 avokado
2 lugë çaji kafe
2 lugë çaji mjaltë
1 e kuqe veze
1 lugë gjelle vaj bajamesh
1 majë luge maja birre
Përgatitja: Fillimisht qëroni avokadon dhe vendoseni në një enë. Prejeni në copa të vogla dhe shtypeni atë me anë të një piruni pse thjesht kalojeni në blender. Shtoni më pas gjysmën e lugës me vaj bajamesh që maska të bëhet me e lëngshme. Më pas shtoni sipas dëshirës përbërësit e tjerë, kafenë, vezën, mjaltin, majanë dhe vajin e mbetur. Miksojini ato duke krijuar një lloj paste. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Rekomandohet që këtë maskë ta përdorni dy herë në javë
Gara për finalen është në kulmin e saj! Teksa pritet të shpallet finalisti i dytë, kush do të jetë zgjedhja e publikut ...
Vitaminat janë thelbësore për funksionimin normal të trupit, dhe mungesa e tyre mund të shfaqet përmes disa simptomave që shp...
Dashi Nëse karriera juaj aktuale duket se po shkatërrohet tani, mos e luftoni. Ky është një mesazh nga universi se kjo rrug&eu...