Mirëqenie / 9 Prill 2015, 14:07

Maskë me banane për lëkurë të yndyrshme

banan
Përbërësit:

  • 1 banane e pjekur
  • 1 lugë kafeje kos natyral
  • 1 lugë kafeje lëng limoni

Përgatitja:  Shtypim bananen, shtojmë kosin dhe lëngun e limonit. Lyejmë fytyrën dhe e lëmë për 20 minuta. E shpëlajmë me ujë të vakët.