Mirëqenie / 5 Qershor 2013, 14:43

Maskë për lifting të fytyrës (për lëkurë të thatë)

Përbërësit:

-1 avokado

-1 pustinë çaji jeshil 

-3 lugë gjelle vaj ulliri

 -3 lugë gjelle ujë mineral 

Përgatitja:

Vendoseni avokadon në blender në mënyrë që të përftoni një masë kompakte. Më pas shtoni çajin dhe vajin e ullirit. Në fund shtoni ujin mineral dhe maskën e përftuar përhapeni në të gjithë fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.  Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.