Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...

Dieta mesdhetare është më shumë se një dietë. Ajo është çelësi për jetëgjatësi të shëndetshme, andaj bëni mire ta përqafoni si mënyrën tuaj të jetesës. Dekada më parë, ajo ishte mënyra natyrale e jetesës për shumë njerëz në pellgun e Mesdheut, veçanërisht në Spanjë, Itali dhe Greqi. Aktiviteti i lartë fizik dhe ushqimi mesdhetar zhvilluan një kulturë, e cila në vitin 2010 u shpall nga UNESCO si “Trashëgimi kulturore jo materiale për njerëzimin”. Kjo është e vetmja dietë, e cila ka marrë këtë vlerësim. Për fat të keq, në ditët e sotme dieta origjinale ka ndryshuar dhe dietologët po përpiqen të rikthejnë atë që konsiderohet një model i shëndetshëm i të ushqyerit, për të jetuar shumë vjet me një cilësi të lartë jetese. Megjithatë, të ndjekësh një dietë mesdhetare nuk duhet vetëm të zgjedhësh ushqimin e duhur, por edhe të dish çfarë të mos konsumosh. Duke marrë parasysh faktin që dieta mesdhetare është një element kulturor shumë i rëndësishëm, prindërit duhet të mësojnë si të rregullojnë zakonet e ushqyerjes së fëmijëve. Duhet të mësohen të shmangin produktet e përpunuara dhe t’i zëvendësojnë ato me ushqime të freskëta dhe natyrale. Më poshtë do të njiheni me menynë javore të dietës mesdhetare
E hënë
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos me tërshërë, 3 kokrra arra (bajame ose lajthi)
Dreka
Sallatë (domate, kastravecë, speca etj) me vaj ulliri të cilësisë së parë Fasule të gatuara me vaj ulliri të cilësisë së parë, bukë të zezë
Darka
Supë me zarzavate (kunguj, karota, patate, qepë, speca etj) e gatuar me vaj ulliri të cilësisë së parë, makarona me salcë domate (salca e gatuar me vaj ulliri), 1 lugë djathë Parmigian, kos
Vazhdoni më tej

E martë
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, bukë të thekur, 1 racion djathë të bardhë, disa feta domate dhe kastravecë
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, fileto viçi pa dhjam (e pjekur me pak vaj ulliri) shoqëruar me lakra të egra me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Darka
Sallatë me zarzavate të freskëta (rukola, domate etj), perime të pjekura (speca, patëllxhanë, kunguj etj), me vaj ulliri dhe limon, djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, bukë të zezë
E mërkurë
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, 1 fetë bukë të zezë, 1 kokërr vezë të zier
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta, speca të mbushur me oriz (të gatuar me vaj ulliri)
Darka
Supë krem me kungull të verdhë, sallatë me zarzavate e peshk ton (me vaj ulliri), bukë të zezë
E enjte
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, 1 lugë mjaltë
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta me vaj ulliri të cilësisë së parë, peshk i pjekur në furrë (ose skarë) me patate
Darka
Sallatë me zarzavate të freskëta, byrek me miell integral me zarzavate (i gatuar me pak yndyrë), 1 filxhan kos
E premte
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta, fileto pule e pjekur me pak yndyrë, shoqëruar me speca dhe kunguj të pjekur, me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Darka
Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, omëletë me brokoli, gjizë pa kripë, bukë të zezë
E shtunë
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, makarona me kunguj dhe arra, 1 lugë çaji me djathë Parmigian
Darka
Supë me zarzavate gatuar me vaj ulliri, sallatë (me fasule të ziera, domate, qepë etj) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
E dielë
Mëngjesi
1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë, vezë të zier
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, peshk ose fruta deti të pjekura në skarë, shoqëruar me zarzavate (të gatuara në avull) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Darka
Sallatë me zarzavate të freskëta, vaj ulliri dhe uthull (ose limon), rizoto me zarzavate (i gatuar me vaj ulliri), 1 lugë çaji djathë Parmigian, 1 filxhan kos
nga Mirela Andoni
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...
Planet për pushime janë bërë, valixhja është pothuajse gati dhe mbetet vetëm të gjeni disa nga veshjet dhe aksesorë...
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...