Grim për sy të gjelbër dhe flokë bjonde: 5 ide për një shikim magjepsës
Sytë e gjelbër dhe flokët biondë janë një nga kombinimet më të rralla dhe magjepsëse të bukurisë natyror...

Fotografia Armand Habazaj
Zgjidhja më e shpejtë është peshku i skuqur, apo i pjekur në furrë, por pasi të provoni fileton me salcën që po ju propozojmë, do ta përsërisni gjithmonë. Kujdes me sasinë e bukës me të cilën do shoqëroni salcën ;)
Përbërësit për 4 persona:
Fileto merluci (100 gr për person)
2-3 thelpinj hudhër
100 gr ullinj të zinj, pa bërthamë
1 lugë kaperi
200 gr domate qershi
Vaj ulliri
Majdanoz të freskët
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim me kujdes filetot e peshkut. Mund të kërkoni t’ua presin edhe aty ku blini peshkun. Marinoni filetot me pak lëng limoni, kripë e piper. Në një tigan me vaj ulliri, hudhër dhe pak spec djegës (me dëshirë) vendosim filetot. I lëmë sa të skuqen pak dhe hedhim domatet e prera përgjysmë. Shtojmë kaperit dhe ullinjtë dhe i lëmë bashkë për 5 minuta.
Kur t’i vendosim në pjata hedhim majdanozin e grirë në moment. E shoqërojmë me perime të ziera ose të pjekura.
Living
Sytë e gjelbër dhe flokët biondë janë një nga kombinimet më të rralla dhe magjepsëse të bukurisë natyror...
Me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres më 21 qershor, nis një periudhë astrologjike e lidhur me emocionet, shtëpinë, ndje...
Disa ushqime që konsumohen shpesh në përditshmëri mund të kenë ndikim më të madh në shëndet nga sa mendohet. ...