Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla që ju kursejnë hapësirë dhe stres
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...

1 ½ kg mish derri tul, pa kockë
4 thelbinj hudhra të grira
4 lugë gjellë gjalpë
4 lugë kafeje rozmarinë e freskët e prerë hollë.
½ lugë kafeje kripë
½ lugë kafeje piper
Për marinadën:
1 qepë e prerë hollë
2 filxhan çaji verë e bardhë
3 degëza rozmarinë
Përzieni së bashku të gjitha lëndët e marinadës. Vendoseni mishin në marinadë dhe lëreni për 24 orë në frigorifer, duke e kthyer 2-3 herë në mënyrë që të marinohen të gjitha anët. Para se ta piqni, kullojeni mishin nga marinada dhe krijoni mjaft të çara në vende të ndryshme. Përzieni hudhrën dhe rozmarinën, kripën, piperin dhe gjalpin. Lyeni me këtë masë mishin dhe mbushni pak të çarat. Nxehni furrën në tempëraturë 250° Celsius. Shtrojeni mishin në një tepsi të thellë, hidhni marinadën dhe piqeni për 30 minuta. Ulni tempëraturën në 120° Celsius dhe vazhdoni pjekjen edhe për 2 orë të tjera. Nxirreni mishin nga furra dhe lëreni në qetësi për 10 minuta para se ta prisni dhe ta servirni.
Paketimi i valixhes shpesh kthehet në një sfidë: marrim më shumë gjëra sesa na duhen dhe në fund mezi gjejmë atë q&...
Planet për pushime janë bërë, valixhja është pothuajse gati dhe mbetet vetëm të gjeni disa nga veshjet dhe aksesorë...
Një truk i thjeshtë me shkumës po përdoret gjithnjë e më shumë për heqjen e njollave të yndyrës nga rrobat, nj...