Si t'i ruani më gjatë perimet në frigorifer
Perimet kanë nevojë për temperaturë dhe lagështi të përshtatshme që të mos zbuten, të mos myken dhe të hu...
Botoksi është një nga trajtimet estetike më të përdorura për zbutjen e rrudhave, por shumë njerëz pyesin nëse ekspozimi në diell mund të ndikojë në rezultatet e tij. Lajmi i mirë është se rrezet e diellit nuk e shpërbëjnë plotesisht dhe nuk e dëmtojnë drejtpërdrejt botoksin pasi ai është injektuar në muskul, por pak ndikim e ka, duke bërë që të mos keni rezultatin e dëshiruar, pasi lënda proteinike fillon të shkrijë.
Prandaj specialistët këshillojnë që të paktën gjatë 24 orëve të para pas trajtimit të shmanget ekspozimi i zgjatur në diell, temperaturat shumë të larta, sauna dhe banjat me avull, ose idealja 1 deri në dy javë. Nxehtësia mund të rrisë qarkullimin e gjakut në zonën e trajtuar, gjë që mund të shtojë ënjtjen ose skuqjen dhe të ndikojë në vendosjen optimale të botoksit.
Pas kësaj periudhe, mund të ekspozoheni normalisht në diell, por gjithmonë duke përdorur krem mbrojtës me faktor të lartë (SPF 30 ose 50). Në fakt, mbrojtja nga dielli është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur lëkurën dhe për të ngadalësuar krijimin e rrudhave të reja, duke ndihmuar që rezultatet estetike të zgjasin më shumë.
Perimet kanë nevojë për temperaturë dhe lagështi të përshtatshme që të mos zbuten, të mos myken dhe të hu...
Gjumi në një dhomë të errët nuk është thjesht çështje komoditeti. Sipas mjekëve dhe specialistëve t&eum...
Botoksi është një nga trajtimet estetike më të përdorura për zbutjen e rrudhave, por shumë njerëz pyesin nëse ...