Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...

Sot gjen rëndom të huaj që e adhurojnë dhe e duan Shqipërinë, sidomos pas bumit të turizmit në 4 vitet e fundit, kur turistët që kanë vizituar vendin tonë kanë arritur në miliona. Nga ana tjetër, edhe komuniteti i të huajve që punojnë e jetojnë në Shqipëri është rritur nga viti në vit, por britanikja Alice Taylor “ha bukë veç”, siç themi në shqip (Meqë ra fjala, Alice adhuron jo vetëm Shqipërinë, por edhe gjuhën shqipe e madje ka mësuar ta flasë atë.)
Sepse ardhja e Alice në Shqipëri ka qenë e qëllimshme dhe e mirëmenduar, çka e tregon karriera që ndërtoi këtu, dashuria, familja shqiptare, vajza e saj që mban madje një emër shqiptar si Dea, fakti që Alice bleu shtëpi këtu. Që në ditët e para të qëndrimit në Shqipëri, kur erdhi thjesht si turiste dhe qëndroi si “patriote” e zotuar e këtij vendi të vogël e plot diell, Taylor krijoi një faqe që u bë “sa hap e mbyll sytë” shumë e famshme (Alice vdes për shprehjet shqiptare). “Balkanista” quhej faqja ku dikur gazetarja dhe reporterja e Euronews Albania dhe korrespondentja e kryeredaktorja për Shqipërinë e Euractiv, ndante përvojat e saj në vendin tonë, fillimisht me dhe për të huajt e më pasme dhe për komunitetin lokal. Dhe pikërisht këto rrëfenja me stil të veçantë, që sillnin karaktere unike njerëzore, vende të rralla, përvoja autentike dhe Shqipërinë e (pa)njohur do të bëheshin zanafilla e librit të parë të Taylor, “Alice në Shqipëri, 250 aventura”, publikuar nga shtëpia botuese Dudaj.

Përveçse në Shqipëri, libri do të promovohet gjerësisht edhe përtej kufijve, pra ndërkombëtarisht, duke e bërë kështu autoren Taylor një ambasadore të vendin tonë në gjithë botën. Dhe jo vetëm kaq. 20% nga shitjet e librit do të shkojë për bamirësi, më konkretisht për të mbështetur “Mary Ward Loreto”, organizatë e cila iu vjen në ndihmë viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje.
Të rrëfyera pa frikë, ose pa synimin për të bërë ndere, ato përfshijnë vende me interes kulturor dhe historik, të ngrëna e të pira, çudira kulturore, tradita, njerëz interesantë dhe gjithçka tjetër.

Ky libër është një udhëzues për këdo që ka interes për Shqipërinë, si dhe një foto e kapur aty për aty e një vendi që po pëson lëvizje vendimtare kulturore, demografike, sociale dhe infrastrukturore. Njerëzit kanë ecur më tej, vendet kanë ndryshuar dhe traditat po shuhen, por në këtë libër, ato mbeten të ruajtura, krahas fotove dhe rrëfimeve vetjake.
Të kuptosh Shqipërinë nga brenda nevojiten më shumë se 250 aventura, por ky libër është një mënyrë e mirë për t’ia nisur. Për më tepër që është shkruar nga një britanike dhe historia ka treguar se mënyra se si britanikët e kanë rrëfyer Shqipërinë përgjatë historisë ka qenë gjithmonë origjinale. Që nga Lord Bajron e deri tek Edit Durham, këtë radhë një tjetër britanike rrëfen Shqipërinë e kohëve moderne.

Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, duke u cil&eu...