Specialistët Living / 10 Maj 2023, 17:36

Të veshur me hoodie dhe me cigare elektronike në dorë, a janë këta heronjtë e vërtetë që duam të imitojmë?

Të veshur me hoodie dhe me cigare elektronike në dorë, a

Nga Doreada Mio

Keni uri?  Pa diskutim të gjithë jemi  të uritur  për sukses, për famë dhe sa më i uritur të jesh aq më e madhe është ambicia. Guxo të mos kesh mjaftueshëm dhe do të ndihesh gjithmonë i sfiduar nga ata qe kanë me shumicë. Përpiqemi pa fund për të qenë të suksesshëm pa e vëne re kë humbim rrugës dhe kur ia dalim në shumicën e herëve na duhet të këndojmë këngën “I can buy myself flowers”, që për mua nuk është këngë force në vetvete, por edhe mbijetese. Kjo në skenarin më të mirë se  sigurisht jo të gjithë mundemi të bëhemi “të famshëm”  dhe përfundojmë duke krijuar  heronj.

Për këta heronj mendoja  kur e pashë Tiranën të zbrazur atë të shtunë mbrëmje e nuk u çudita  kur taksisti më tarifoi 30% më shumë sepse sapo la diçka shumë të rëndësishme dhe mbylli telefonin nga ku po shihte live me zë te lartë. Madje nuk më kishte bërë përshtypje as kur syri më hasi në autostradë, diku sa hyje në Shqipëri, një tabelë me një madhësi nga këto elektoralet një personazh ngjitur me një luan me krifë të madhe.  E dija që  po transmetohej një reality show që ndiqet në masë. Edhe pse mund të mos e ndjekësh fare në TV, nuk besoj që ka njeri që nuk i njeh personazhet apo bëmat e tyre, sepse ato të hyjnë vetë në jetën tënde nga çdo portal apo media sociale që ti hap për t’u informuar. Deri  këtu nuk besoj se ka ndonjë gjë që nuk shkon. Në të gjithë botën programe të tilla janë argëtuese, por...

A i idealizojmë ne më shumë disa personazhe?  Pse kemi kaq shumë nevoje për të krijuar  “heronj”?

Një nga heronjtë e adoleshencës sime ishte ‘Il commissario Corrado Cattani’. Tirana boshatisej në ditët kur transmetohej “ La piovra”. Të gjitha gratë e Tiranës u dashuruan me të si dhe qarkullonin legjenda urbane për aktorët dhe aktoret. Fama e tij vazhdoi gjatë sa ju kushtuan dhe këngë trimërisë së komisarit.

Të veshur me hoodie dhe me cigare elektronike në dorë, a

Ndërkohë që diku nga vitet ‘97 arriti kulmin mania e telenovelave. Heronjtë e bukur e të fortë u zëvendësuan me heronjtë romantikë kolumbianë. Për shumë ditë rresht kur kthehesha nga puna, diku nga ora 17:00 , kur pyesja familjarët si jeni  më vinte ballit përgjigjja: “Pusho se po qan Diego”. Kjo e qarë na shoqëroi gjatë  derisa një ditë për pak na ra dera në tokë nga ulërimat e fqinjës time. “U puthën, u puthën”, një fjali kjo që e pata déjà vu edhe në një nga këta muajt e fundit.

Të veshur me hoodie dhe me cigare elektronike në dorë, a

Sipas psikologëve ne kemi nevojë për heronj. Kanë nevojë jo vetëm fëmijët e adoleshentët, por edhe të rriturit. Mirëpo a jemi përpara rrezikut që po krijojmë iluzione dhe i kalojmë ditët duke jetuar “jetën e tjetrit” derisa dritat fiken? Trembemi kur kthjellohemi,  por nuk heqim dorë. Mos po presim vallë heroin e radhës?

Nga heronjtë  e bukur, të fortë apo romantikë të së shkuarës, cilat janë cilësitë e heronjve të ditëve të sotme përveçse me triko me kapuç, syze dielli, cigare elektronike në dorë? A janë këta heronjtë e vërtetë ?

Për ta mbyllur, heronjtë e vërtetë na bëjnë të ëndërrojmë. Na frymëzojnë dhe na mbushin me shpresë se një ditë edhe neve do të na trokasë mundësia, E siç thotë një i afërmi im : “Talent is universal, but opportunity is not.”

Horoskop