
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Nga Doreada Mio
Ajo më kërkoi vetë të shkruaja për të, gati -gati m’u lut. Nuk e di pse. Mbase ndihet viktimë, mbase ndihet mëkatare. Ajo quhet S dhe nuk ka rëndësi ç’kombësi ka apo ku jeton. Vitet e fundit kanë qenë të trazuara për S. Më kujtohet si na rrëfeu tradhtinë e bashkëshortit, të zbuluar pa shumë mundim, pas shumë dyshimesh nga kontrolli i telefonit.
Kur e shihnim me lotët rrëke edhe për ne “ajo tjetra” ishte një shtrigë e keqe, e paturp dhe ky i shoqi një “ndyrësirë”. Ajo qante dhe ne qamë bashkë me të, duke u lutur mos ishim në vendin e saj, ose të paktën thjesht mos ta dinim. Pas kalvarit të gjatë të divorcit, e diela ishte dita më e keqe për S. Dramë komplet siç thoshte ajo. Ish-bashkëshorti vinte të shihte fëmijët. Fëmijët e paqetë, që s’dinin anën e kujt të mbanin dhe stresoheshin e vuanin. Asaj i kujtoheshin detaje dhe vuante.
Kaluan kohë. Thonë që koha lehtëson shumë dhimbje. S ka një të dashur tjetër, por e diela prapë është dita më e keqe për të. Dramë komplet! I dashuri nuk pranon ta takojë ditën e diel. Ajo tjetra, gruaja e tij, është shumë shtrigë. E ruan në çdo lëvizje dhe i kontrollon telefonin. Nuk e kupton si guxon ai “ndyrësira” t’i thotë mos më shkruaj të dielën. S flet përsëri me lotët rrëke. Këtë herë ne nuk qamë bashkë me të , por përsëri u lutëm të mos ishim në vendin e saj ose të gruas së të dashurit të saj.
S më thotë se psikologu i ka këshilluar të bëjë çfarë e bën të ndihet më mirë , por ajo realisht nuk e di më çfarë e bën të ndihet më mirë. Më sheh në sy dhe më thotë: ‘Mos ia bëj një gruaje tjetër atë që nuk do të doje të ta bënin ty’. Më siguron se i ka dhënë fund kësaj historie që për të është një dashuri e ndaluar, e denjë, për skenar filmi romantik, por unë nuk e besoj dhe jam e bindur as ajo nuk e beson veten. S do të ndihet e dashuruar . Ajo nuk do të flejë vetëm, e ka tmerr të flejë vetëm. E urren të flejë vetëm. Ajo sot feston ditëlindjen e 52-të. Nuk është as mëkatare e as viktimë, as engjëll e as djall. Ajo është njëra nga ne.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...