Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Ajo është pa diskutim një nga ikonat e Teatrit të Operas dhe Baletit. Me një karrierë brilante në Shqipëri, por edhe me shumë shfaqje të suksesshme jashtë saj, Enada Hoxha mund të konsiderohet par excellence figura më e konsoliduar elitare e artit klasik. Por, përveçse një balerinë dhe koreografe e shkëlqyer, ajo shquhet gjithashtu edhe për pamjen e kuruar klasike.
Doni të dini se “ç’fsheh” një prima balerina në çantën e saj? Enada pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës sonë dhe me elegancën që e karakterizon gjithmonë, na tregoi disa sekrete gocash.
Teknologjia është një “e mirë, e keqe” pa të cilën nuk bëjmë dot tanimë dhe pavarësisht se nuk e ka shumë qejf, ajo nuk bën dot pa telefonin dhe e merr gjithmonë me vete. Gjëja që na ka tërhequr gjithmonë vëmendjen tek Enada është pamja e saj e pastër dhe thuajse gjithmonë perfekte. Nuk i pëlqen të bëjë make up në përditshmëri, por një shkëlqyes buzësh nuk mungon kurrë në çantën e saj, njëlloj si parfumi.
Që në kohërat e lashta njerëzit besonin te mbrojtja shpirtërore që përçojnë kristalet. Si një njeri që beson te fuqia positive emocionale Enada mban jo një, por tre kristale me vete. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...