Sëmundjet e zemrës prekin të rinjtë, mjekët në Elbasan: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Nga Gentian Minga
Dhjetëra të rinj nga zona rurale të vendit u mblodhën disa ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës për një pedalim masiv, në kuadër të një aktiviteti përmbyllës të projektit “BE për Barazinë Gjinore”, me fonde të Bashkimit Evropian, zbatuar nga UNFPA Albania dhe UN Women në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në dy vitet e kohëzgjatjes së tij, projekti “BE për Barazinë Gjinore” ka trajtuar edhe tema si martesat në moshë të hershme, aborti selektiv, bullizmi, përfshirë ai online që është kaq i përhapur në kohën e rrjeteve sociale, nevoja për të folur në shkolla dhe familje më shumë e më hapur me fëmijët e të rinjtë, për gjëra që ende cilësohen tabu në shoqëri.
Në përfundim të projektit 2 vjeçar, 24 të rinj e të reja u mblodhën në një aktivitet ndryshe, për të ndarë përvojat e tyre, për të krijuar partneritete si dhe forcuar rrjetet rinore.
Pedalimi ishte mënyra më e mirë, si një metaforë që i shkon për shtat temës: “Pedalimi, njësoj si barazia gjinore, është çështje ekuilibri”, gjithashtu, në pedalim, ashtu si në jetë, duhet të vazhdosh të ecësh pa u ndalur, përndryshe rrëzohesh.
Në pedalim, njësoj si në sfidat me të cilat jeta i përball të rinjtë, duhet energji, besim tek vetvetja dhe rezistencë.
Të rinjtë e përfshirë në projekt dinë tashmë më shumë rreth vetes, trupit të tyre, lirisë së shprehjes e zgjedhjes, martesave të hershme, abortit selektiv, normave të dëmshme shoqërore, institucioneve dhe mekanizmave mbrojtës të të drejtave të tyre dhe këto njohuri do t’i ndajnë në vazhdim edhe me bashkëmoshatarët e tyre.
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Blake Lively ka reaguar në lidhje me pamjet e fundit, që Justin Baldoni, regjisori i “It Ends With Us” ka publikuar nga filmi i tyre. A...
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...