I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Brikena Prifti, një nga figurat më të pastra të ekranit, nisi këtë sezon televiziv një rrugëtim të ri, duke lënë bazat e gazetarisë, lajmet, për t’iu përkushtuar një përvoje të re, në një ekran të ri, për të sfiduar veten e për t’u bërë pjesë e pasditeve tona. Nëse më parë brunen flokëgjatë e me konstrukt prej modeleje shtatlartë, ishim mësuar ta shihnim në një studio të vogël ku transmetonte lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme të ditës, sot Brikenën e shohim të pozicionuar në një studio më të madhe, duke trajtuar të ftuar e tema nga më të larmishmet, ku koha kalon pa u ndier.
Megjithatët sot e shkëputëm nga “Vizioni i pasdites” dhe e bëmë pjesë të rubrikës “Në çantën time”. Doni të dini se ç’mban me vete një gazetare? Po e nisim nga telefoni, i cili tanimë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërië të të gjithëvë ne, ndonëse ajo preferon më së shumti ta mbajë në dorë. “Nëse nuk është karikuesi brenda në çantë, nuk është çanta ime”-thotë Brikena, ndaj këtë aksesor e ka të domosdoshëm. I pëlqen të ushqehet shëndëtshëm ndaj në çantën e saj ka gjithmonë vend për një mollë jeshile ose kivi për të shuar urinë e momentit.
Mirëpo në çantën e Brikenës gjen dy anët e medaljes, pasi pavarësisht formës së mirë, i lejon vetes edhe një çokollatë në rast se ndihet pa energji. Edhe pse shumicën e kohës është “ujë dhe sapun”, si të gjitha gocat edhe asaj i duhet të kujdeset për pamjen e jashtme ndaj disa gjëra makeup-i i duhen me vete. Moderatorja simpatike ka treguar gjithmonë se ka një lidhje speciale me familjen dhe këtë e tregoi edhe sot. Edhe pse është vjetëruar, Brikena ka një mbajtëse çelësash dhuratë nga i vëllai që është shumë e shtrenjtë për të.
Për më tepër hidhini një sy videos së mëposhtme:
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...