
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Nga: Doreada Mio
Me një shtrëngim të fortë dore nga ata që nuk para i has më, ajo mu prezantua si psikologe.
Gjatë bisedës më pas më zbuloi se punonte si detektive, dhe habisë time ju përgjigj: “Motra janë trazuar shumë guret, pse çuditesh ti, bota është bërë një ‘big brother’ i madh, të gjitha merren vesh. Të mos gënjesh është sfidë e madhe, se dikë dikur e gënjejmë, o të tjerët o veten. Po Karma motra funksionon se, kush ka vrarë me shpatë nga shpata do të vritet”, dhe mua m’u duk sikur po dëgjoja një nga motivueset e platformës Ted. Ajo e pëlqen punën që bën, thotë që ka mësuar shumë, ka parë shumë.
Ka parë gra të shkatërruara, aq sa beson se pas një burri të suksesshëm nuk është gjithmonë një grua e zgjuar, por më shpesh një grua e lodhur, e lodhur nga tradhtia nr 1, pastaj nr 2, pastaj s’ka më numër, as fytyrë as emër…
Ka parë burra të fortë që i kanë grisur provat e jo besnikërisë së bashkëshortes duke i dhënë martesës një mundësi të dytë, duke ndryshuar dhe diçka tek vetja këtë radhë.
Ka parë vajza të reja me listë të dashnorëve potenciale sipas interesave të momentit, që s’mbajnë më mend sa burra i kanë çelësat e shtëpisë së tyre me qira, duke bëre si interesante plot vetëbesim por që tmerrohen nëse prindërit u marrin vesh jetën që bëjnë apo lidhjet që kanë.
Ka parë djem të rinj që aspirojnë të kenë dashnore gra të martuara, vërtet në moshë të mesme por që mbahen mirë, të kuruara dmth, nga ato që ndihen më të bukura tani që po ju perëndon ylli, se në rininë e tyre.
Ndërkohë që ajo fliste, unë përpiqesha të kujtoja me mendje titullin e një filmi që kisha parë në Netflix, kohët e fundit , ku përpara se të shoqëronte në altar të bijën ditën e martesës një detektiv i vjetër e porosit: “Ti sot je e lumtur dhe po shkon drejt njeriut që ke zgjedhur për të kaluar jetën. Unë uroj me gjithë zemër që çdo ditë të jetë kështu, por ti sot shkon drejt njeriut që edhe mund të të zhgënjejë , të të lëndoje dhe në rastin më të keq, ti po shkon drejt armikut tënd, prandaj kujdes”!
“Uaaa i madh fare”, shpërthen bashkëbiseduesja ime psikologe-detektive, do ti kem edhe unë parasysh këto fjalë kur te martohem.
“Pse?”, e ngacmoj unë, “akoma ke besim tek burrat pas këtyre që sheh?”
“Pse jo”, thotë ajo, “unë psikologe jam, pastaj kush tha që do të jetë ai, mund te jete dhe ajo”, dhe u çua duke i bërë shenjë kamarierit të paguante. Unë për pak rashë nga karrigia dhe qesha me zë të lartë që të dukesha sa më ‘cool’.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...