Personazh / 29 Shtator 2023, 14:00

QEEBOO IS IN TOWN

QEEBOO IS IN TOWN

Ideja & Realizimi: Santana Çomora

Fotografia: Armand Habazaj

Modele: Matilda Mcini

Fashion Editor: Niko Komani

Redaktore përgjegjëse: Xhoia Dumi

Grimi & Flokët: Suela Cangu

Kuratore arti: Olsa Kruja

Redaktimi letrar: Etleva Çepele

Dizajn grafik: Aldo Beshiri

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Gucci
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

Nëse keni ndaluar në katin e parë të qendrës tregtare ETC (Europian Trade Center), është e pamundur të mos ju kenë tërhequr vëmendjen disa objekte abstrakte, si: gjirafa, lepuj, qershi, karrige me fjongo, shandanë e disa tavolina me forma të çuditshme. Prej pak muajsh këto objekte futuriste janë bërë pjesë e dyqanit “Glamour Home”, duke u dhënë ambienteve tona funksionalitet, si dhe një luks minimalist. “Qeeboo” nuk është thjesht një element interior dizajni, por në njëfarë mënyre përcakton edhe stilin tonë të jetesës. Shtëpia përfaqëson një dimension shpirtëror dhe si e tillë është një strehë personale.

Koncepti për të krijuar një editorial të tillë, ishte t’i bënte këto objekte atraksione të qytetit, duke i dhënë jetë një stili bashkëkohor e modern. Objekte të tilla, si: karrigia e lepurit, llambat me elefantë apo gjirafa, që gjenden në madhësi të ndryshme, morën jetë përmes imazheve të fotografit Armand Habazaj dhe performancës elegante të modeles Matilda Mcini, e duhura për të përcjellë vizualisht frymën e “Qeeboo”-s, të një gjenerate të re, ashtu siç merr kuptim vetë emri.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Antonela Berisha
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

-   Përshkrimi i markës

Lindur dhe prezantuar në vitin 2016 në Milano nga Stefano Giovannoni, “Qeeboo” është një markë italiane dizajni, që i jep fuqi shprehjes me anë të kreativitetit. Objektet e tyre narrative janë një kombinim i mendimit, vizionit dhe emocionit, për t’i futur njerëzit në një botë ku të ndihen të lirë dhe të lidhen me anën e tyre krijuese. Njëkohësisht, idetë dhe produktet e krijuara lidhen me historitë e njerëzve, duke evokuar jetën e tyre e duke i dhënë kuptime të reja hapësirave të përditshme. Me një kombinim mes popullores, së mrekullueshmes dhe kulturës, krijimet e “Qeeboo”-s mendohet se përmirësojnë stilin e çdo individi, duke sjellë origjinalitet në ambientin ku jeton, duke krijuar një ndjenjë surprize e duke u përqendruar te detajet dhe cilësia e lartë.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Antonela Berisha
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

 

Ikona e kompanisë është një karrige në formë lepuri, e cila pushtoi shpejt zemrat dhe tregun botëror.

“The Rabbit Garden Chair”, produkti më ikonë nga fushata e prezantimit të markës, ka formën e një lepurushi me stil. Ai është projektuar për t'u ulur në dy mënyra: ose për t’u mbështetur me shpinë te veshët e lepurit ose anasjelltas. Kjo karrige është një kryqëzim i suksesshëm mes një lodre dhe një mobilieje klasike. Lepuri është një kafshë e dashur, veçanërisht nga fëmijët, por edhe simbol i dashurisë dhe pjellorisë. Prodhuar me material polieteni, kjo karrige mund të përdoret në ambiente të jashtme dhe gjendet në disa ngjyra.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Mevlani The Brand
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

Këta jastëkë me dizajn abstrakt karakterizohen nga përbindëshat, krijesat dhe format gjeometrike të pranishme nga grafikët e Marco Oggian-it. Tërheqës dhe argëtues ata do t’u shtojnë jetë ambienteve të ndenjjes ose dhomave të gjumit.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Antonela Berisha
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

- Pema e lepurit është tavolina e familjes “Rabbit Chair”. Është një tavolinë e vogël me dy nivele, pjesa më e lartë është me bazë rrethore me diametër 70 cm dhe lartësi 75 cm, e cila përputhet me karrigen e lepurit.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Coddes Studio
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

Filozofia e kësaj marke qëndron në faktin se arrin të gërshetojë stile dhe personazhe të ndryshme, duke ndërthurur magjinë e objekteve me teknologjinë, shpikjen me teknikat industriale, duke krijuar kështu  një katalog objektesh që të gjithë t'i interpretojnë dhe t'i përdorin lirshëm përmes sintonisë së të gjitha elementeve të interierit, për të krijuar një atmosferë unike.

QEEBOO IS IN TOWN

Veshja: Coddes Studio
Bizhuteri: Swarovski/Qendra Metropol

- Kush mund t’i bëjë pjesë të vetën këto objekte arti? Pikërisht ata që shtëpinë nuk e shohin thjesht si një strehë të ngrohtë, por si një burim energjie me të cilën bashkëjetojnë.

Lexo revistën Living nr 54, duke vizituar këtë link: https://living.al/Living54.pdf

Horoskop