I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Santana Çomora
Fotografia: Armand Habazaj
Redaktore përgjegjëse: Xhoia Dumi
Grimi & Flokët : Eva Dibra
Redaktimi letrar: Etleva Çepele
Vendndodhja: Bookland (ETC)
Design & Layout: Aldo Beshiri
Motrat mund të flasin pa thënë asnjë fjalë. Mjafton të shihen në sy për të kuptuar. Disa mund të flasin një gjuhë të shpikur nga vetë ato, duke përdorur sinjale sekrete që kur ishin fëmijë. Kështu ka ndodhur pak a shumë edhe me motrat Skura, Ingerin dhe Xhodin, vajzat e programit të humorit “Al Pazar” në Vizion Plus. Lidhja e tyre është shumë e fortë, duke qenë se kanë vetëm një vit e gjysmë diferencë. Gjithmonë kanë qenë të pandara. Në kopsht, në shkollë, në çdo aktivitet apo konkurs kanë marrë pjesë të dyja. Për fat të mirë, vitet e fundit janë edhe në punë bashkë, Ingeri si prezantuese pranë mjeshtrit të humorit Agron Llakaj dhe Xhodi si një aktore e re, që premton shumë. Duke qenë se jetojnë në të njëjtën shtëpi, shumë pak (ose aspak) kohë janë të ndara. Mëngjeset janë bashkë duke u bërë gati për në punë, vazhdimi i ditës po ashtu. Përveç ambienteve të punës, ato janë bashkë në pothuajse çdo bashkëpunim. Kanë shoqëri të përbashkët dhe pasione të njëjta.
Veshjet: Matis Boutique
Çantat: Lancaster Albania
Këpucët: Pretty Ballerinas Albania
Në përgjithësi konkurset e bukurisë kanë shërbyer si trampolinë për t’u bërë pjesë e televizionit, por kjo ndodh kur gërshetohet edhe aftësia, vullneti dhe pasioni. Dy motrat i kanë të tria këto. Kush i njeh, e di mirë që ato, përveç talentit, janë dhe tejet korrekte. Mundohen të japin maksimumin për t’u rritur më shumë, gjithmonë duke bërë hapa të vegjël dhe të sigurt.
Përveç tipareve të përbashkëta dhe vullnetit për të realizuar dëshirat dhe pasionet (muzikën, modën, udhëtimet, librat e shumë të tjera), ato ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.
Ingeri - Unë mendoj se ndryshojmë shumë. Ndoshta kjo bën që të jemi më të lidhura, pasi plotësojmë tek tjetra ato cilësi që ajo nuk i ka. Unë jam shumë e qetë, e ndjeshme, e matur dhe më e turpshme. (kur ka foto për Ingerin)
Xhodi - Unë jam krejtësisht e kundërta, me karakter të fortë dhe shumë çapkëne. (Foto personale Xhodi )
Kush merr më shumë rroba nga dollapi i tjetrës?
Xhodi – Ha-ha! Të dyja, por ndoshta Ingeri pak më shumë, sepse unë jam e fiksuar me blerjen e rrobave dhe rrjedhimisht kam më shumë veshje sesa ajo.
Kush harxhon më shumë në muaj?
Ingeri - Për të harxhuar unë mbaj vendin e parë. Shpenzoj më shumë për çanta, udhëtime dhe shërbime për veten.
Kush nga ju lexonte më shumë në fëmijëri? Si e keni marrëdhënien me librin? Tre tituj (apo autorë) që kanë ndikuar në jetën tuaj?
Xhodi - Në fëmijëri Ingeri ka lexuar më shumë. Librat kanë qenë dhe janë ndër pasionet tona. Edhe pse vitet e fundit, me angazhimin në universitet dhe në punë koha është e kufizuar, mundohemi të mos i lëmë mënjanë librat. Një libër i cili na ka lënë mbresa të dyjave është “Princi i vogël”, sepse është libër ikonë. Mendojmë se, sa herë t’i rikthehesh, në etapa të ndryshme, do të marrësh një këndvështrim tjetër për sa i përket mënyrës se si të rrjedh jeta në atë çast. Për mua, një libër tjetër që më ka lënë mbresa është “Dymbëdhjetë rregullat për jetën” nga Jordan B. Peterson. Mendoj se ai të ndryshon vizionin për jetën kur vjen puna tek të fituarit një disiplinë të mirë dhe të jetuarit me 12 rregulla kyçe që e lehtësojnë perceptimin dhe përjetimin e saj. Ky libër më ka bërë të jem e disiplinuar dhe e rregullt në përgjegjësitë që marr.
Ingeri - “Inteligjenca emocionale” është një titull tjetër që më ka lënë mbresa. Ky libër ka aftësinë të të ndihmojë dhe të të bëjë t’i ndjesh emocionet e tua, duke u bërë kështu kontrollues i emocioneve dhe jo anasjelltas.
A ziheni shpesh dhe kush është ajo që mban më shumë inat?
Ingeri - Ne zihemi shumë, se jemi gjithë kohën bashkë ☺. Zihemi për rrobat apo kur kemi pikëpamje të ndryshme. Unë nuk mbaj inat kollaj, ama kur mbaj, mbaj gjatë. ☺
I jepni këshilla njëra-tjetrës?
Ingeri - Si motra e madhe, mundohem të jem gjithmonë mburojë për Xhodin. Nga ana tjetër, edhe pse mund të duket e çuditshme, ajo është kritikja dhe këshilluesja më e madhe për mua.
Kur e kuptuat që u identifikuat si motra në media?
Xhodi - Rrugëtimi ynë në televizion ka nisur herët, që kur unë isha 10 e Ingeri 12 vjeçe. Kemi marrë pjesë për herë të parë në spektaklin “Gjeniu i vogël”, duke konkurruar në duet si motrat Skura. Më pas në konkurse të tjera, si: “Një këngë për ty”, “The Voice Kids”. Në moshë të rritur u identifikuam si motra në spektaklin e madh të Humorit “Al Pazar”, pjesë e të cilit jemi dhe aktualisht.
Kush është më supersticiozja nga ju të dyja?
Xhodi - Më supersticioze është Ingeri. Unë jam e vogla, i marr këto gjëra me shaka dhe dua të mos u jap më shumë rëndësi seç duhet. Po ashtu, mundohem gjithmonë që edhe Ingerit t’ia zhdramatizoj situatën, që t’i marrë gjërat më me sportivitet.
E keni menduar ndonjëherë një program të dyja së bashku?
- Po, sigurisht që po. Ne kemi dëshirë të provojmë shumë përvoja të tjera në televizion. Një emision së bashku mendojmë që do ta realizojmë në të ardhmen.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...