Personazh / 13 Nëntor 2023, 13:40

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili është çelësi i arritjeve të saj

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili

Loris Morina e zbuloi rastësisht talentin e saj për sportin e bodybuilding. Ajo u apasionua me këtë disiplinë dhe vendosi të ndërmarrë rrugën e kompeticioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë në disiplinën e bikini fitnes. Ka rreth 8 vite që përfaqëson Shqipërinë në skena kombëtare dhe ndërkombëtare.

Loris ka filluar të stërvitet dhe të marr pjesë në kampionate që në vitin 2016, ku po në atë vit u shpall dhe kampione kombëtare në kategorinë Bikini Fitness. Në vijim të viteve 2016-2023 vazhdon të mbaj titullin kampione kombëtare në kategorinë Bikini Fitness, 6 herë titullin Kampione Absolute si dhe këtë vit fitoi edhe Ifbb Elite Pro Card, titullin më të lartë që mund të marri një sportist nga federata botërore e bodybuilding & fitness.

“ Nuk ka lumturi më të madhe kur bën krenare veten dhe vendin tënd.”  - shprehet ajo për Living.

Pasioni është ai që e shtyn të vazhdoj të stërvitet përditë. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e muskujve, bëhet fjalë për kultivimin e një mendjeje të fortë, qëndrueshmërisë dhe një stili jetese të shëndetshëm. Është një sport që me të vërtetë feston potencialin njerëzor dhe artin e skulpturimit të trupit si një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit të dikujt.

Përveçse sportise, ajo është edhe trajnere fitnesi me fokus trajnere personale që prej 8 vitesh dhe synimi i saj gjithmonë ka qenë të edukoj dhe mësoj çdo person që stërvitet për të ndjekur një stil jetese të shëndetshëm. Për të janë të pafundme benefitet e të bërit sport duke shkuar përtej të dukurit bukur fizikisht si: stil jetese i shëndetshëm, jetëgjatësi, menaxhim i peshës trupore dhe sëmundjeve të ndryshme kronike, përmirësim të shëndetit fizik dhe mendor, etj. Çdokush duhet ta bëj palestrën pjesë të jetës së vet për ti marr benefitet në plan afatgjatë. Stërvitja dhe ushqyerja e shëndetshme është kulturë dhe respekt për veten dhe trupin.

  Në një intervistë për Living, ajo tregon sfidat që kalon për të arritur sukseset, që pa diskutim i ka të meritura.

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili

- Sa orë në ditë stërvitesh?

Përgatitja për kampionate kërkon stërvitje dhe regjim ushqimor specifik dhe strikt për të arritur kondicionin fizik që duhet.

Gjatë periudhës se kampionateve stërvitem 2 orë në ditë, e cila ndahet në ore stërvitje me pesha dhe 1 ore stërvitje kardiovaskulare. Kur nuk jam në përgatitje për kampionate, orarin stërvitor e reduktoj në 45 deri në 60 minuta, por përsëri stërvitja është sfiduese.

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili

- Cili është regjimi yt ushqimor para kampionatit?

Regjimi ushqimor është çelësi i arritjes së fizikut të dëshiruar për kampionate dhe jo vetëm. Regjimi im ushqimor në fazën përgatitore për kampionate është shumë strikt, i pastër dhe çdo gjë në gramatur. Vaktet e mia bazohen në makronutrientet si proteinat, karbohidratet dhe yndyrat e shëndetshme.

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili

- A ka femra të tjera shqiptare që aspirojnë për këto gara kaq të forta ?

Ky është një sport i vështirë që kërkon shume disiplinë, mentalitetin e duhur, përkushtim dhe sakrifica jo vetëm në aspektin e stërvitjes,  por edhe atë ushqimor,  i cili është shume strikt. Unë personalisht jam frymëzuar prej dy sportistëve shqiptare Geta Beqa dhe Eranda Shuaipi. Eranda një ish-kampione e shkëlqyer në kategorinë bikini fitness dhe Geta kampione aktuale e pamposhtur e Ballkanit, Europës dhe e Botës në kategorinë Wellness. Të dyja i kam shumë mbështetje. Trendi i femrave që aspirojnë të hyjnë në këtë sport është në rritje dhe uroj të jemi më shumë në vitet në vazhdim.

Loris Morina, 7 herë kampione në Bikini Fitness; Ja cili

- Çfarë presim nga Loris më vonë?

Unë jam krenare për çdo gjë që kam arritur këto 8 vite sport dhe gjithmonë fokusohem tek objektivat e mia. Synimi kryesor parësor për mua është të ruaj dhe përmirësoj kondicionin fizik për vitin e ardhshëm pasi kampionate të tjera ndërkombëtare me presin. Vitin që vjen synimi është kampionati ballkanik, europiani dhe botërori.

Shpresoj që të sjell kupën dhe medaljen në vendin tim.

 

Horoskop