Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Këtë fundvit të gjitha rrugët nuk të çojnë në Romë, Vienë, Pragë apo Strasburg, por në Berat. "Qyteti i një mbi një dritareve", pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej 2008-s, ka veshur mantelin festiv ketë fund nëntori dhe duket më magjepsës se kurrë.
Lajmin e ka ndarë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka publikuar në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram disa foto që na kujtuan edhe një herë se festat nuk janë aq larg sa mendoni.

Rrugicat e kalldrëmta, ura e Goricës që ndan lagjen me të njëjtin emër nga Mangalemi, por edhe sheshi kryesor i qytetit shkëlqejnë nën vezullimin e dritave shumëngjyrëshe dhe janë kthyer në sensacionin e momentit në rrjetë sociale.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është një arush gjigant i cili të bën të mendosh sikur je në Disneyland. Të vegjlit janë ata që shijojnë më shumë praninë e tij, por nuk mbeten pas as më të rriturit që përfitojnë nga rasti për të bërë sa më shumë foto.


Një gotë verë, të lutem! Përveç se "i bekuar" nga pozicioni i favorshëm gjeografik dhe arkitektura e jashtëzakonshme, Berati është gjithashtu një qytet që spikat për mikpritjen e ngrohtë dhe kulturën e shumëllojshme kulinare.



Nëse nuk keni bërë akoma plane për këtë vit, futeni Beratin në listën e destinacioneve tuaja sepse ky qytet mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës në Shqipëri.

Dhe siç është shprehur Tarry Davis, Sekretar i Përgjithshëm i KE: " Nëse Pjetri i madh i Rusisë e shihte Evropën nga një dritare e Shën Petërburgut, ju shqiptarët e shihni atë nga një mbi një dritaret e qytetit të Beratit”.
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...