
“METAMORFOZA E ISLIT” Djali që ndryshon sa herë e përshtatet kudo, në çdo kohë
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
“Perla e Ballkanit”, “Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri”, “Toka e shqiponjave që po eklipson Kroacinë”, janë këto disa prej titujve kryësorë të medieve më të njohura ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar faqe e faqe të tëra vendit tonë, duke e cilësuar si zbulimin më joshës të këtyre viteve të fundit.
Zhvillimi i vrullshëm turistik është shoqëruar gjithashtu me zhvillimin e strukturave të reja hospitalizuese, për këtë arsye më 26 maj të vitit 2023 investitorë shqiptarë e të huaj, politikanë dhe personazhe të njohura morën pjesë në hapjen e hotelit më të madh në Ballkan, "Melia Durrës", oazën përrallore me 5 yje ku mund të kaloni pushimet e ëndrrave.
View this post on Instagram
“Melia Durrës” ofron një arratisje të paharrueshme në zemër të Adriatikut, ku mund të shijoni jo vetëm natyrën e paqtë që duket sikur ka dalë nga një tablo impresioniste e shekullit të kaluar, por edhe një kuzhinë të jashtëzakonshme, ambiente argëtuese për të rritur dhe të vegjël, SPA dhe pishina të përmasave olimpike, si dhe mbi të gjitha një kulturë shërbimi të pakrahasueshme ku do të ndiheni jo si klient, por pjesë e një familjeje të madhe.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
E duke qenë se jemi në vigjilje të festave të nëntorit, “Melia Durrës” ju pret për të kaluar jo një, por 6 ditë të paharrueshme nën tingujt e artistëve më të njohur shqiptarë. Një koncert i vërtetë që përfshin rock, jazz, blues, por edhe një quartet violinash për dashamirësit e muzikës klasike!
View this post on Instagram
Fytyrat e të vegjëlve tuaj do të ndriçojnë nga buzëqeshjet, pasi Playlab Tirana ka menduar edhe për ta. Kjo hapësirë e veçantë socializimi ofron lojërat më të fundit zhvillimore për fëmijë duke i mësuar të luajnë në grup dhe të bashkëveprojnë. Teksa fëmijët shijojnë një ditë të plotë në eventin më të madh të vitit: ADVENTURE DAY, prindërit mund të relaksohen dhe të shijojnë fundjavën me një super ofertë.
View this post on Instagram
Ky hotel ofron akomodim me paketën Bed&Breakfast - 109 euro/nata. Kjo ofertë pëfshin qëndrimin në dhomën Deluxe garden view për 2 persona të rritur, mëngjes dhe përdorimin e pishinës së brendshme.
Mos prisni dhjetorin për të marrë dhe për të bërë dhurata, festat nisin më herët vetëm në "Melia Durrës". Rezervoni që tani dhe dhurojini vetes apo miqve tuaj një eksperiencë të paharrueshme në destinacionin me IN në Shqipëri dhe Ballkan.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...
Diva e muzikës botërore Madonna ka zhvilluar edhe ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration...