Personazh / 28 Nëntor 2023, 10:43

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Një editorial i konceptuar nga Gerta Shehu, për të ndërthurur madhështinë e festave kombëtare, me atë të vetë pamjes së vajzave e grave shqiptare.

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Modele: Lyrë Himaduna

Art Direction: Gerta Shehu

Aksesorët: Argjendari “Pirro”

Nuk është hera e parë që Gerta Shehu e “G Studio”-së vjen në “LIVING” me një koncept të bukur, i cili lidh brenda vetes disa ide të mirëkonceptuara nga ajo dhe bashkëpuntorët e saj. Ide, që gjithmonë në fokusin e tyre kanë “Gruan”. Fuqinë që ajo si qenie mbart. Peshën e përgjegjësitë me të cilat e jeton jetën mbi supe. Forcën e karakterin që simbolizon nënat, motrat, mikeshat e partneret tona. Zonja e zonjusha të rritura në “Zonjën e Madhe”, Shqipërinë tonë, për të cilën Gerta, mjaft bukur, shprehet se: “Ia dua vrazhdësinë këtij vendit tim plot me ngjyra”. Fundja, një fjali që mjaft mirë e përmbledh shtetin tonë, e dashurinë që kemi kundrejt tij. Mund të ketë anë të cilat lehtë s’i pranojmë dot, por në fund të ditës është shtëpia jonë.
Me dukjen që Gerta ka kuruar në modelen Lyr Himaduna, ka tentuar të lidh bashkë artin e të stiluarit të flokëve dhe make-up-in, duke e plotësuar pamjen me detaje tradicionale, si bizhuteritë e frymëzuara nga ato ilire, të realizuara me mjeshtëri nga “Artistic Jewelry Piro”, apo dhe me veshjet me motive të vjetra e autentike shqiptare, që në këtë set fotografik, thjesht forcojnë akoma dhe më tepër ekon e fotove si një sinonim të “zjarrit dhe elegancës së vajzës shqiptare”, siç na rrëfen dhe vetë Gerta.

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

Ondet e valëzuara e të mëdha, që duken sikur era e majave të thepisura shqiptare i ka marrë me vete, janë frymëzuar nga trimëria e heroinave e burrneshave të vendit tonë, me në mendje tingujt e melodisë së “Tumankuqjes”, për të shpalosur në një mënyrë mjaft kreative autencitetin dhe pasurinë me të cilat është bekuar historia e kultura e Shqipërisë. Madje, këto fotografi na rikujtojnë dhe njëherë atë që shpesh ndodh ta harrojmë: “Motivet e elementët që formojnë kostumografinë tradicionale tonën, fare lehtë mund të bëhen pjesë dhe në modën e ditëve të sotme, duke çuar kështu akoma dhe më tej atë që na bën të veçantë e që do t’i shtonte çdo veshjeje e aksesori”. Gerta Shehu e finalizoi mirë këtë vizion e mision individual, por që lehtësisht mund të bëhet “I yni”.

Kur puna bën bashkë traditën dhe të bukurën

 

Horoskop