Turizmi / 9 Janar 2024, 11:30

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës, për të ngjitur malin e shenjtë të Tomorrit

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës,

Ani Jaupaj 

Pamjet surreale që kryeministri Edi Rama postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale, me borën e gdhendur në format e Teqes së Abaz Aliut, në malin e Tomorrit, nuk i penguan eksploruesit e natyrës të shkonin drejt lartësisë, në këmbë, edhe gjatë kësaj fundjave me borë të vazhdueshme. Grupet e stërvitura, të pajisura me mjetet e nevojshme, vetëm sa e bënë më të prekshme bukurinë dimërore të malit të shenjtë mbushur me legjenda shenjtorësh, të dashuruarish e lutje që lëkunden nga era në flakën e qirinjve. Gushti është muaji i ditëve të shenjta të malit të Tomorrit. Mijëra pelegrinë, nga e gjithë bota, besimtarë të krishterë, bektashinj a mysliman, i bashkohen lutjeve të natës majë malit, kryesisht pasi kanë flijuar një kafshë që u ka prirë rrugën, në adhurim të dikujt a diçkaje.  

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës,

Ndërsa, në këto ditë që Tomorri është zbardhur i gjithi, ka të ngjarë që grupet turistike të mos kenë ndërmend asgjë nga këto, veç shpresës të depërtojnë erën, të durojnë të ftohtin e të përjetojnë kënaqësinë e fitimit të sfidës, kur arrijnë majën. Imazhet e grupit të udhëhequr nga Fation Plaku, gjatë fundjavës së shkuar, gati e flasin mundimin e gjashtë orëve rrugëtim në thellësinë e dëborës së malit. Dhe, veç lartësisë e mitizimit, historisë e legjendave, me gushtin, asgjë nuk i bashkon pamjet e njerëzve të shpërndarë në shpatet e malit, lëndinat e korijet, me bardhësinë e dimrit.

Qirinjtë e ndezur, pelegrinët që presin e përcjellin dritën e diellit, bashkë me lutjet e tyre, nuk u ngjajnë këmbënguljes dhe përpjekjes së të stërviturve të dimrit që, e bëjnë, në çdo rast, më përrallor malin e Tomorrit.

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës,

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjillin a Kuranin. Kuptohet se ky adhurim është fryt i kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarëve.

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës,

Tomorri është një mal ne veri - lindje të qytetit të Çorovodës në Shqipëri. Me majën më të lartë 2416 metra ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, siç e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme.

Tomorri është një ndër malet më të madhenj në Shqipërinë e jugut. Maja e tij më e lartë, e quajtur Çuka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2,416 m. Mali ndodhet në lindje të qyteteve Berat dhe Poliçan përkshruar nga lumi Osum.

Mali i Shpiragut, nga ana tjetër, njihet gjithashtu si Mali i Enver Hoxhës, sepse në të u vendos parrulla më e madhe me emrin e Enver Hoxhës. Megjithatë, mali i Shpiragut është më i vogël se ai i Tomorrit.

Lumi Osum është i gjatë 161 km dhe krijon Kanionin e Osumit, i vetmi për nga madhësia në Shqipëri. Me derdhje në lumit e Semanit e që përbën një nga pikat e tjera turistike më tërheqëse në Shqipëri.

Këmbëngulja e udhëtarëve të dimrit, mes borës,

Legjenda e Tomorrit dhe Shpiragut

Mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë nëpër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta mes të dyve.

Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundi.
Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes së përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.
Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.

Horoskop