Turizmi / 9 Janar 2024, 15:36

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku një herë në jetë; Do të jenë një mrekulli

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku

A i dashuroni udhëtimet? Jeni të dhënë pas degustimit dhe shijimit të ushqimeve dhë pijeve?

Atëherë lexojeni me kujdes këtë material tepër interesant që po sjellim për ju.

Do ju tregojmë për 8 restorantet që duhen provuar patjetër në botë dhe këtu nuk flasim vetëm për menunë që ofrojnë, por sepse shijet kombinohen mirë me atmosferat dhe pamjet, që e bëjnë përvojën një "Eksperiencë ", nga ato me "E" të madhe.


Darkë në një zonë me rërë

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Provoni ta vizitoni Costance Hotels& Resorts, në detin e Maldiveve, gjatë perëndimit të diellit. Këtu do të gjeni tryeza të dekoruara nën dritën e qirinjëve, teksa nata ka nisur të bjerë.

Në savana

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Ndërsa darkoni në një tarracë në Epako Safari Lodge & Spa Relais & Châteaux, në Namibi, ju do të jeni dëshmitarë të një spektakli unik të rinocerontëve, gjirafave, oriksave, leopardëve, etj., që me shumë mundësi mund t'i shihni duke pirë ujin poshtë në pishina.

Restoranti nënujor në Norvegji

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Restoranti "Under" ndodhet në Norvegji dhe arrin një thellësi prej 5 metra e gjysmë, duke i dhuruar klientëve një pamje magjepsëse nën Detin e Veriut. I vendosur në fshatin Baly të Norvegjisë dhe aty do të shijoni një darkë me bazë kryesisht peshku.

Restorant në një shpellë

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Keni menduar ndonjëherë të konsumoni drekë ose darkë brenda një shpellë? Në restorantin e njohur të Korsikës jugore "La table de la Grotte" mund ta bëni këtë dëshirë realitet. Aty do të hani ushqim nën dritën e qirinjve, në një shpellë natyrore me pamje të mrekullueshme në tarracë. Më së shumti në këtë restorant shërbehen ushqime tradicionale korsike.

Mes pemëve

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Të ulur rehat në një kapsulë bambuje, do ngriheni butësisht lart në gjethet tropikale të pyllit të lashtë të Koh Kood. Aty do të jeni në gjendje të vëzhgoni oqeanin ndërsa shijoni shijet dhe verërat fantastike, të shërbyera nga një kamarier personal. E gjithë kjo ndodhet në Soneva Kiri në Tajlandë.

Një restorant me pamje antike

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
Në hotelin "Zannier Sonop", në Namibi, darkat organizohen nga feneri dhe drita e qirinjve në dunat e shkretëtirës. Shërbimi aty bëhet nga një kamerier me doreza të bardha, i cili do i përkushtohet maksimalisht kërkësave tuaja.

Restorant prej akulli

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku
"Arktik Snoëcastle", në Finlandë, është një restorant i bërë tërësisht nga akulli. Çdo vit që nga viti 1996, ai është rindërtuar me dorë, sipas një dizajni të ri. Brenda, muret janë zbukuruar me skulptura të gdhendura po në akull.

Arrini në restorant me teleferik

8 restorante në botë që duhet t'i provoni së paku

"Kartell Bistrot Panoramic", aty mund të shijoni një nga pamjet më të bukura në botë. Mund të arrini atje nëpërmjet teleferikut "Skyëay Monte Bianco" që niset nga Courmayeur. Tavolinat dhe karriget transparente të Kartell ndërthuren në mënyrë fantastike me peizazhin përreth.

Horoskop