I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një udhëtim rutinë, pa asnjë qëllim të qartë, me mendime të pakrehura, mund të ndërpritet nga një detaj që shumë njerëz mund të mos e shohin, por syrit e mendjes së një fotografi, i prishin gjithë rehatinë e e sediljes së ngrohtë. Një ndërtesë pa karakter të caktuar, pa veçori estetike, me një koordinatë që nuk do ta kishte zili askush, ‘ngrihet’ e bëhet arsyeja pse artistja vizuale, fotografja Blerta Kambo ndërton një ekspozitë të tërë në COD-in e kryeministrisë. E rikthyer në ambientet ku dikur punoi për një kohë të gjatë si fotografja e kryeministrit Edi Rama, sot, Kambo ka sjellë ca mendime të tjera.
Përmes instalacioneve dhe fotografive, në ekspozitë përcillet koncepti i “Burrit të Kështjellës”.
“Kur më shkuan sytë te një ndërtesë që pash në rrugë, duke udhëtuar nëpër Shqipëri, mendimi i parë që pata ishte se ç’nevojë kanë njerëzit për të pasur ndërtesa të tilla, ndërtime tre apo katër katëshe që nuk mendoj se kanë qëllim tjetër veçse për të treguar forçë, pushtet, mbrojtje”
Kjo ishte zanafilla e ekspozitës “Burri i Kështjellës” që me ca mendime të tjera, morri ngjyrë rozë, sado që Blerta vetë nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me këtë ngjyrë, mirëpo, në këtë rast i shërbeu.
“Kur kam nisur të bëj fotografi nuk kishte asnjë femër fotografe shqiptare dhe kam dëgjuar shprehje misogjiniste nga kolegë fotografë ose burra të tjerë. E kam vuajtur këtë gjë dhe e kam shmangur feminitetin tim. Jam bërë burrneshë që është gjithashtu një instalacion, që në vetvete me pëlqente si koncept por po ta mendosh, pse duhet të jem si burrë, por të vazhdoj të bëj një profesion që është për të gjithë jo vetëm për burrat”, thotë Kambo.
Blerta Kambo, fotografe prej vitesh, ka realizuar disa seri fotografish tematike. Vitin që shkoi ajo ishte finaliste në “Circa Prize”, një çmim i themeluar në Britaninë e Madhe.
Mes qasjes së patriarkatit shqiptar, kanunit, kullës dhe mënjanimit të gruas dje dhe sot, në forma të ndryshme, Kambo ndërton një kështjellë burrërie përmes imazhesh që nga të gurta e to forta, marrin motive rozë, duke tentuar të tejkalojnë kufijtë e kufizimet, bashkë me kanonet.
“Është seri fotografike e ndërtesave nga veriu në jug, që janë në formë kështjelle dhe që në pikëpamjen time është një lloj manifestimi i maskilizmit, i patriarkatit. Përpiqem ta shoh nga ana e dashamirësisë së asaj që meshkujt detyrohen të bëjnë për të treguar që janë burri i shtëpisë”, thotë fotografja Kambo.
Përtej nevojës për të kuptuar kontekstin ku ngjizet, trashëgohet e lëvrohet patriarkati, fotografitë e ndërtesave vishen me dritën ‘infrared’, e padukshme për syrin njeriut, siç mund të jetë së jashtmi, prania femërore, në një sistem ku shtypësi e i shtypuri mund te jenë i njëjti.
Sistemi i patriarkatit që shtyp gruan, është i njëjti sistem që shtyp edhe burrin se e bën atë të heshtë emocionalisht dhe e bën atë të manifestojë pushtet”- vijon Blerta.
Ekspozita eshtë ndarë në tri pjesë, nga lindja ku shprehjet misogjene janë të dukshme, sjell një frymë të filmit Barbie, me feminizmin bazik e domethënës përmes ngjyrës rozë, deri te shkallët prej qelqi.
“Unë e kam urryer ngjyrën rozë, nuk e kam veshur kurrë sepse përfaqësonte femëroren, brishtësinë, jo në kuptimin poetik por në atë të dobësisë. Një skulpturë e bërë prej qelqi rozë është pikërisht ajo që simbolizon brishtësinë dhe pamundësinë për të dyja gjinitë. Barazinë për gratë dhe pamundësinë për burrin, se prej tij pritet një lloj performance”- përfundon fotografja Blerta Kambo që, për shkak edhe të përfshirjes në rëndësinë që pati kjo ekspozitë, ‘humbi’ edhe ceremoninë e diplomimit në Angli, ku ka studiuar vitet e fundit, për t’u rikthyer në Tiranë, krejt ndryshe nga të tjerët, siç edhe nisi, si fotografja e parë që tërhoqi sytë e të gjithëve.
Ani Jaupaj/ Living
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...