Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Vendi ynë çdo ditë e më shumë po lakmohet nga të përditshmet prestigjioze ndërkombëtare për të nxjerrë në pah bukuritë që ofron. Si një nga këndet më të bukura të Evropës, Shqipëria po numëron një interes shumë të madh nga turistët falë natyrës së pashoq që ofron. Këtu mund të shijosh çdo stinë, pa u sforcuar aspak, duke qenë se fushat, mali e deti, i bëjnë shoqëri pranë e pranë njëri- tjetrit.
“Për vite me rradhë Shqipëria mbeti relativisht e pazbuluar, por ky xhevahir i anashkaluar i Mesdheut ka filluar të krijojë një emër të vetin.
Plazhet e pacenuara me rërë, kryesisht nuk janë të mbipopulluara nga turistët e huaj, dhe malet dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër.
Ky vend i bukur ballkanik është mrekullisht unik, ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësisht të dallueshme.
Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë.
Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht, të palodhur nga turizmi masiv, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe Shqipëria do të përjetojë turma vizitorësh, kështu që tani është koha e duhur për ta vizituar!”, shkruhet në artikullin e prestigjiozes britanike Restless.
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...