Nga marrëdhëniet tek karriera dhe shëndeti, si ndikon gjatësia në jetën tonë shoqërore dhe profesionale
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...

Balenciaga godet sërish me byzylykun si ngjitës letre, i cili kushton 4400 dollarë.
Videot që ironizojnë produktin luksoz po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale ndërsa shumë përdorues e quajnë këtë një tallje, pasi kjo nuk është hera e parë që kjo shtëpi mode merr produkte të përditshme dhe i ngjit në lartësinë e modës së lartë, me logon e saj dhe me një çmim të kripur.
Byzylyku, i krijuar për t’i ngjasuar një rrotulle shiriti me ngjitës transparent – ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2024-25 të Balenciaga, i zbuluar më 3 mars gjatë Javës së Modës në Paris dhe luan me konceptin e materialeve të paketimit si aksesorë të modës.
Një modele e ka veshur byzylykun në pasarelë. Ajo ishte e veshur me një fustan të gjerë blu, i cili ishte i shtrënguar pas trupit me ngjitës shirit.
@highsnobiety Would you wear this? ???? #balenciaga ♬ Imperfect Island - DJ BAI
Një video në një faqe ku pyetet "A do ta vishje këtë?" është parë afër tetë milionë herë.
"Balenciaga është një eksperiment social i shitjes së gjërave të pakuptimta ndaj njerëzve të pasur," tha një komentues.
Një tjetër komentues, u shpreh: "Njerëzit e pasur duan të ndihen të varfër aq keq".
Byzylyku po trondit gjithashtu miliona fashionistë të Kinës.
Influencerët atje po krijojnë krijimet e tyre me shirit ngjitës që shpresojnë t'i shesin për një çmim më të ulët, sepse ato nuk vijnë me emrin Balenciaga.
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...
Ëndrrat me foshnja të porsalindura janë ndër më të zakonshmet dhe njëkohësisht ndër ato që zgjojnë më...
Viti i parë i jetës së një fëmije përfaqëson një nga periudhat më intensive dhe emocionuese të zhvillimit. V...