Personazh / 1 Prill 2024, 10:48

"Në qiell ka një emocion të madh", çfarë ka parashikuar Paolo Fox për shenjën tuaj në datat 1-7 prill

"Në qiell ka një emocion të madh", çfarë ka

Dashi

Dashi i dashur, ju jeni protagonistët absolutë të këtij qielli pranveror. Horoskopi për javën nga 1 prilli deri më 7 prill 2024 sheh të gjithë planetët më të rëndësishëm në shenjën tuaj. Lajmi i ditëve në vijim është ardhja e Venusit, i cili ju jep shumë fat në dashuri, por jo vetëm, sepse përmirëson të gjitha marrëdhëniet tuaja, me miqtë, të afërmit, të njohurit, kolegët, bashkëpunëtorët. Kjo jua ngre moralin dhe i bën ditët tuaja shumë më të lehta.

Demi

Të dashur Dema, në anën tuaj është Marsi i mahnitshëm që ju jep kurajë dhe vendosmërinë e nevojshme për të ecur përpara dhe për të shkëlqyer në punë ku, kohët e fundit, gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë mirë. Horoskopi i javës në vijim ju sheh duke pritur me durim përgjigjet e kërkesave që i konsideroni themelore, sepse në këtë moment duhet të ndiheni të vlerësuar për atë që jeni dhe për atë që i jepni mjedisit tuaj.

Binjakët

Të dashur Binjakë, ka ende pak nervozizëm në ajër dhe ju duhet të përpiqeni fort që të mos e humbni durimin dhe mbi të gjitha t'i shikoni gjërat me qartësi dhe me gjakftohtësi. Horoskopi i javës në vijim ju premton një fundjavë më të mirë, kur shumë tensione në çift dhe në familje do të zbuten, ndaj duroni, së shpejti do të shpëtoni nga kjo situatë.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, edhe për ju, horoskopi për javën nga 1 deri më 7 prill 2024 parashikon ditë jo dhe aq të thjeshta, përkundrazi, ju presin ditë shumë sfiduese, në të cilat do t'ju duhet të provoni se jeni në lartësinë e duhur për të përballuar goditjet e papritura. Do t'ju duhet të tregoheni të vendosur dhe të mos e humbni besimin te vetja, në mënyrë që emocionet të mos ju vënë përfund. Merrni frymë thellë, mbajeni kokën lart dhe do t’ia dilni mbanë.

Luani

Të dashur Luanë, me siguri që në këtë periudhë zëri juaj do të dëgjohet fort. E tillë është energjia dhe entuziazmi që ju karakterizon në këto ditë pranverore. Sipas horoskopit të kësaj jave, do të jeni një ndër shenjat më në formë, gati për të zbritur në pistë dhe për të fituar një garë tjetër kundër konkurrentëve tuaj dhe për të tejkaluar çdolloj parashikimi.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, dihet tashmë që me ardhjen e pranverës ju filloni të vuani nga njëfarë dobësie dhe rënie të energjisë, duke u ndier më të drobitur si fizikisht edhe mendërisht. Horoskopi i javës në vijim ju sheh pikërisht kështu. Prandaj duhet të merrni masa, të angazhoheni për të krijuar hapësira dhe për të gjetur kohë që të kujdeseni për veten dhe të rifitoni energjitë.

Peshorja

Të dashura Peshore, kjo është një periudhë e stuhishme për ju, aspak e lehtë për t'u menaxhuar. Ju duhet të mbështeteni në pikat tuaja të forta: aftësia për të qenë emfatikë dhe për të kuptuar situatat e njerëzve të tjerë. Aftësitë tuaja diplomatike ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje, duke shmangur përplasjet që mund të rezultojnë fatale. Mos harroni se jeni të fortë dhe gjithmonë dëgjoni instinktet tuaja kur jeni të pavendosur se çfarë të bëni.

Akrepi

Të dashur Akrepa, ky është një qiell vërtet i bukur, i kthjellët si ai i një dite të bukur pranvere. Horoskopi për javën nga 1 deri në 7 prill ju sheh më të fortë ndërkohë që po e merrni veten. Ndiheni shumë energjikë dhe dëshira për të vepruar dhe planifikuar, që dukej se ishte zbehur, është kthyer më në fund. Kjo është një pranverë e vërtetë rilindjeje.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, yjet e horoskopit të javës në vijim mbështesin idetë tuaja, krijimtarinë tuaj dhe frymën tuaj të pashtershme të iniciativës. Ju mund të merrni iniciativën për bëmat më të pabesueshme dhe do të gjeni një mënyrë për të përfituar sa më shumë nga kjo situatë. Mos qëndroni në vend, futjuni punës.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, horoskopi i javës në vijim ju bën thirrje mbi të gjitha për qetësi dhe maturi. Me zor ju mban vendi në këto momente, sepse do të dëshironit të bënit shumë gjëra, por ka diçka, ose dikush, i cili, për ndonjë arsye, ju pengon dhe kjo vetëm sa ju shton zhgënjimin. Mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë është duke u çliruar nga çfarëdo apo kushdo që ju pengon.

Ujori

Të dashur Ujorë, në këtë qiell ka një emocion të madh, lëvizje të madhe por edhe një zhurmë të ekzagjeruar në sfond, që krijon konfuzion. Ju dëshironi të largoheni, por nuk dini se ku të shkoni, doni të hidheni në veprim, por nuk dini çfarë të bëni. Para se të veproni, duhet t’i kanalizoni mirë energjitë tuaja, sepse rrezikoni të hallakateni më kot. Bëni një plan, peshoni të mirat dhe të këqijat dhe vetëm pasi të keni një situatë të qartë, veproni!

Peshqit

Të dashur Peshq, ju jeni të fortë dhe të vendosur siç nuk keni qenë për një kohë të gjatë. Këto superfuqi të reja janë ato që do t'ju duhen për të bërë rrugën tuaj në këtë pranverë, e cila do të jetë bujare me ju edhe për disa javë të tjera. Përvishni mëngët dhe futjuni punës, mundësitë që prisni do të vijnë.

 

 

Horoskop